Teknologjia 5G po zhvillohet në Izrael, është 50 herë më e shpejtë se 4G
(Izraeli Sot) – Celularët e parë 5 G janë zhvilluar në Izrael në Hod Hasharon dhe do të jenë në treg në vitin 2019. Ky është lajmi që jep shefi i Qualcomm Israel, Assaf Touboul.
Qualcomm është kompania amerikane lider në botë, përsa i përket zhvillimit të çipëve dhe procesorëve për rrjetin e komunikimeve përmes celularëve. Jo ka një qendër kërkimi dhe zhvillimi në Hod Hasharon dhe ajo mund të konsiderohet si ADN-ja e komunikimeve për celularë.
Teknlogjia 5G konsiderohet si një ombrellë e shumë teknologjive dhe mbulon shumë sfera. E para dhe më e njohura është “Internet of Things (IoT) – duke lidhur shumë pajisje me Internetin, të tilla si frigoriferi, ndriçimi, koshi i plehrave dhe kamerat.
Gjithsesi, sipas Touboul, fokusi kryesor është marrja e një shpejtësie të madhe interneti dhe një konsum sa më të vogël të baterisë. Kjo do të thotë se do të jetë 50 herë më i shpejtë se rrjeti i tanishëm 4G. Teknologjia 5G konsiderohet si një revolucion përsa i përket shpejtësisë në telefonat celularë.