Ushtria izraelite po përgatit një helikopter pa pilot
(Izraeli Sot) – MAFAT është akronimi që përfaqëson administratën e Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillimin e armëve dhe infrastrukturës teknologjike. Kjo organizatë, e ngjashme me DARPA, është partnerizuar me Israel Aerospace Industries për të zhvilluar një helikopter pa pilot të aftë për të transportuar ngarkesa për qëllime logjistike dhe për të fluturuar në 150 km/orë duke përdorur një motor me djegie të brendshme.
Të paktën 500 oficerë dhe civilë janë të punësuar direkt nga MAFAT, e cila ka një buxhet vjetor prej më shumë se 250 milionë euro. Kjo organizatë gjithashtu kontribuon në pagat e 2,000 kërkuesëve dhe punonjësve të kompanive të ndryshme të armëve.
MAFAT aktualisht është i përfshirë në rreth 1,500 projekte kërkimi dhe zhvillimi që përmbushin disa objektiva: për t’i bërë kufijtë e Izraelit të padepërtueshëm, sidomos nga tunelet e gërmuara nga Rripin e Gazës apo Libani jugor, terrorizmi.