Roman Abramoviç dhuron 20 milionë dollarë për mjekësinë izraelite
Biznesmeni miliarder ruso-hebre, Roman Abramovich dhuroi 20 milionë dollarë për të financuar një qendër kërkimore për mjekësinë bërthamore në një spital izraelit.
Abramovich, i cili zotëron klubin e futbollit britanik Chelsea, e bëri donacionin në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Hashomer, që ndodhet pranë Tel Aviv për të financuar qendrën kërkimore.
Mjekësia bërthamore mund të përdoret për diagnostikimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjesh, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, lloje të ndryshme kanceri, goditjet e zemrës dhe Alzheimer.
Sheba ka paraqitur kërkesën e saj për leje, për të ndërtuar një qendër të re diagnostike dhe kërkimore për mjekësinë bërthamore dhe imazhet molekulare.
I gjithë kati i bodrumit do të dedikohet për strehimin e një ciklotroni, një reaktor të veçantë bërthamor, i cili do të prodhojë sasi të vogla të izotopeve bërthamore për përdorim në imazhet molekulare, tha qendra mjekësore në njoftimin e saj.
Abramoviç ka dhuruar gjithsej 57 milionë dollarë për projekte në në Qendrën Mjekësore Sheba.
Në vitin 2018, Forbes vlerësoi vlerën neto të Abramovich në 11,5 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e 140-të më të pasur në botë. Roman Ambramoviç është personi i 11-të më i pasur i Rusisë. /Izraeli Sot/