70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1948
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit gazeta online “Izraeli Sot” do të sjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” do të sjellë 70 fakte, duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.
VITI 1948
Izraeli është themeluar më 14 maj 1948, pak orë përpara se Mandati Britanik të skadonte. Njëmbëdhjetë minuta më vonë, Shtetet e Bashkuara bëhen vendi i parë që njohin njohjen zyrtarisht Izraelin. Më 15 maj, Egjipti, Iraku, Jordania dhe Siria pushtojnë Izraelin. Lufta e Pavarësisë zgjat 13 muaj.
Përurohet Gjykata e Lartë e Izraelit. Monedha izraelite, e quajtur “lira” zëvendëson paundin palestinez. Flamuri izraelit bëhet flamuri zyrtar.
El Al, kompania e re ajrore kombëtare e Izraelit, sjell në shtëpi presidentin e parë të Izraelit, Prof. Haim Weizmann, nga një vizitë diplomatike në Gjenevë.
Numri i popullsisë së vendit të ri është 806,000.