70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1950
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte, duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.
VITI 1950
Ligji i Rikthimit në Izrael, i miratuar nga Parlamenti (Knesset) më 5 korrik, i jep të drejtë çdonjërit prej prejardhje herreje nga ana e nënës, ose një konvertuesi në hebre, që të emigrojë në Izrael dhe të marrë shtetësinë e plotë.
Ligji u ndryshua më vonë për të deklaruar se të njëjtat të drejta i janë dhënë edhe një fëmije dhe një nip i një hebreu, bashkëshorti i një hebreu, bashkëshorti i një fëmije të një hebreu dhe bashkëshorti i një nipi të një hebreu, përveç një personi i cili kishte qenë hebre dhe vullnetarisht ndryshoi fenë e tij ose të saj.
23 janar – Knesset kaloi një rezolutë që konfirmon Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, e që shpall që “Jerusalemi është dhe ka qenë gjithmonë kryeqyteti i Izraelit”.
17 shkurt – Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe drejtori i Mosadit, Reuven Shiloah i Izraelit u takuan në pallatin dimëror të mbretit në El Shuneh, ku Mbreti paraqiti një propozim të marrëveshjes me shtatë pika.
22 shkurt – Egjipti dhe Izraeli nënshkruan një Marrëveshje Armëpushimi të Përgjithshme në Auja al-Hafir, një qytet në kufirin ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja përcaktoi kufijtë e Rripit të Gazës si një zonë neutrale ndërmjet vendeve myslimane dhe hebreje, për të cilat ishte luftuar për gati dy vjet më parë.
6 mars – Irani e njohu diplomatikisht Izraelin.
27 prill – Mbretëria e Bashkuar e njohu zyrtarisht Izraelin, me njohje “de jure” pas njohjes “de facto” që ishte bërë që nga 29 janari 1949.