70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1952

Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte


Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte, duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.

VITI 1952

Stef Wertheimer krijon një kompani për prodhimin e veglav prej metali në oborrin e shtëpisë së tij në Nahariya. Kompania e tij, ISCAR, shpejt bëhet një sukses. Në vitin 2006, Berkshire Hathaway, një kompani holding e investitorit miliarder amerikan  Warren Buffett, bleu 80% të kompanisë për 4 miliard dollarë dhe disa vjet më vonë bleu pjesën tjetër për 2.05 miliardë dollarë. Sot, ISCAR është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të veglave të prerjes industriale që perdoren nga prodhuesit e makinave si Ford dhe General Motors, duke punësuar 6,000 njerëz në degët e ndyshme në 50 vende.

Gjatë viteve, Wertheimer, një prej industrialistëve më të mëdhenj të Izraelit, themelon gjashtë parqe industriale në Izrael dhe një tjetër në Turqi, për të ndihmuar në krijimin e vendeve të punës dhe stabilitetit në rajon. E para, Parku Industrial i Tefenit, është ndërtuar në vitin 1982. Një tjetër, me bazë në Nazaret, u hap në vitin 2013 dhe siguron punësim për hebrenjtë dhe arabët.

Miliarderi amerikan Warren Buffet dhe ai izraelit, Steff Wertheimer

9 janar – Knesset miraton Marrëveshjen e Reparacionit midis Izraelit dhe Gjermanisë Perëndimore.

4 prill – Në Tribunalin e Hagës, Izraeli kërkon reparacione me vlerë 3 miliardë dollarë nga Gjermania.

10 shtator – Nënshkruhet Marrëveshja e Reparacionit midis Izraelit dhe Gjermanisë Perëndimore. Sipas Marrëveshjes, Gjermania Perëndimore do të paguante Izraelin për punën skllavërore të kryer nga hebrenjtë  si dhe persekutimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, por edhe për të kompensuar pronat hebreje që u shkatërruan nga nazistët.

9 nëntor – Presidenti Chaim Weizmann vdes në detyrë dhe Yosef Sprinzak, Kryetar i Knesset, bëhet president në detyrë në pritje të zgjedhjeve dhe inaugurimit të një Presidenti të ri.

Historiani Yitzhak Ben-Zvi, presidenti i dytë i shtetit të Izraelit

8 dhjetor – Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1952, Knesset zgjodhi historianin Yitzhak Ben-Zvi si President i Izraelit, në votimin e raundit të tretë. Kundërshtarët e tij ishin Mordechai Nurock, Yitzhak Gruenbaum dhe Peretz Bernstein.

16 dhjetor – Yitzhak Ben-Zvi merr detyrën si presidenti i dytë i shtetit të Izraelit.

Qeveria e katërt e Izralit, nën drejtimin e David Ben-Gurion

24 Dhjetor – David Ben-Gurion merr votëbesimin nga Parlamenti Izraelit, Knesset dhe formon qeverinë e katërt të tij, të përbërë nga gjashtë parti të ndryshme, përfshirë Mapai, General Zionists, Mizrachi, etj.

LEXO EDHE

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023