70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1955
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte, duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.
VITI 1955
Ngrohja e ujit përmes diellit është lindur. Fizikanti i njohur izraelit Dr. Harry Zvi Tabor zhvillon një lloj të ri të ngrohësi diellor (“dud shmesh” në hebraisht), për të prodhuar ujë të ngrohtë për familjet.
Gjashtë vjet më vonë, Tabor dhe Lucien (Yehuda) dhe Yehudit Bronicki krijuan një turbinë me energji diellore që përdor një lëng alternativ për të lëvizur një gjenerator elektrik edhe kur rezet e diellit nuk janë të forta. Ata e zbatuan këtë risi në energjinë gjeotermale me sukses të madh nëpërmjet kompanisë së tyre globale Ormat.
Tabor, i njohur si babai i energjisë diellore izraelite, dhe vlerësohet se e ka çuar programim e Izraelit të energjisë diellore në skenën ndërkombëtare.
13 shkurt – Izraeli merr katër nga shtatë “skrollet” e Detit të Vdekur, të zbuluara brenda shpellave dhe rreth rrënojave të vendbanimit të lashtë të Khirbet Kumranit në bregun veriperëndimor të Detit të Vdekur në shkretëtirën e Judesë.
27 prill – Automatiku i famshëm izraelit, Uzi, prezantohet në paradën e Ushtrisë të organizuar në Ditën e Pavarësisë së Izraelit.