Izrael/ Rafael do të prodhojë raketa anti-tank në Australi
Raketa Spike konsiderohet si më e përparuara e këtij lloji në botë.
Kompania izraelite e prodhimeve ushtarake, Rafael Advanced Defense Systems Ltd dhe, kompania australiane Varley kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi industrial që përfshin krijimin e linjave të prodhimit të përbashkët në Australi për raketat anti-tank Spike të Rafael.
Produkte të tjera Rafael gjithashtu do të prodhohen në Australi për t’u përdorur nga ushtria australiane.
Bashkëpunimi midis dy kompanive do të arrijë në dhjetëra miliona dollarë.
Raketa Spike konsiderohet si më e përparuara e këtij lloji në botë.
Modeli që do të furnizohet për ushtrinë australiane është projektuar për qëllime në një distancë deri në 5.5 kilometra kur lëshohet nga toka dhe për objektiva në një distancë deri në 10 kilometra kur nisur nga një helikopter luftarak.