Kur disa javë më parë ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Amira Arnon, udhëtoi për dy ditë në alpet e Tropojës e përkatësisht në luginën e Valbonës, shumëkush mund ta ketë marrë edhe për një “uikend turistik”. Në fakt, ambasadorja nuk mund të largohej pa parë edhe luginën e famshme të Valbonës, ku mbeti e mahnitur me bukuritë e natyrës. Por, gjatë asaj vizite në rrafshnaltën e Veriut, ajo deklaroi se “do të nxiste biznesin izraelit të fushës së turizmit për të investuar”. “Shpresoj, – tha ajo duke shijuar mikpritjen dhe gatimet tradicionale, – se do të shënojnë një bum turistik në këtë zonë, ku së pari turistët nga Izraeli do të mrekullohen, ashtu si unë”. Dhe shumë shpejt erdhi lajmi i parë. Një kompani e njohur izraelite ka paraqitur ofertën më të mirë për të ngritur hidrocentralin e lumit të Currajt, në skajin më verior dhe më “të harruar” të vendit tonë. Tri bashkime kompanish, izraelite, italiane dhe zvicerane, janë “ndeshur“ për të fituar tenderin koncensionar të shpallur nga Ministria e Ekonomisë për ngritjen e një hidrocentrali mbi lumin Curraj në Bjeshkët e Namuna. Tenderi u zhvillua i hapur me procedurë konkurruese, ndërkohë që Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u drejtua nga Mimoza Simixhiu, drejtore juridike në Ministrinë e Ekonomisë. Nga 11 kompani gjithsej që kishin blerë ofertat, në tenderin e hapur morën pjesë vetëm tri kompani: “Atek” dhe “Hydropower Nord Albania” (bashkim shqiptaro- zvicerian), “Salini Lokateli” (konsorcium italian), Telemenia-alb, Fk Generators Equipment ltd and Melta Inter (1973) Industrise Ltd. (bashkim i tri kompanive izraelite). Duke iu referuar ofertave, sipas burimeve zyrtare, diferenca është e dukshme në favor të izraelitëve. Oferta e trustit izraelit është për një hidrocentral me fuqi të instaluar 87.670 MW, prodhim vjetor 411575455 KW/orë. Për të realizuar projektin kompania hebreje ka llogaritur një vlerë investimi prej 90 milionë eurosh. Izraelitët garantojnë, gjithashtu, që në krye të vitit të vënë në punë hidrocentralin e Bjeshkëve të Namuna, që pas kësaj, mund të quhen edhe Bjeshkët e Fatit, veçmas për banorët e rrallë të kësaj treve të harruar të tranzicionit shqiptar.
Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli