Shqiptarët që shpëtuan hebrenjte


Rexhep Hoxha ende kujton qartë atë ditë të vitit 1967 kur babai i tij ia zbuloi një sekret familjar, të cilin ai e ruajti edhe pothuajse gjysmë shekulli.

Atëbotë, diktatori stalinist Enver Hoxha e kishte shpallur veten shtetin e parë ateist në botë.

Komunistët e Hoxhës ndaluan të gjitha format e shprehjes publike të fesë dhe dogjën librat dhe objektet e shenjta.

Mijëra xhami e kisha u shkatërruan apo u shndërruan në qendra të kulturës, stalla, palestra dhe depo.

Një familje çifute e cila gjatë luftës së dytë botërore ishte strehuar në shtëpinë e Rexhep Hoxhës i kishte lënë prapa pas largimit tre libra fetarë, ndërsa babai i Rexhepit u kishte premtuar se do t’i mbante librat deri sa ata të ktheheshin për t’i marrë ato.

“Kur u ndërmorën ata hapa kundër religjionit, këto libra u shndërruan në materiale të rrezikshme për të cilat duhej të gjenim mënyrë që t’i fshehim,” kujton Rexhepi.

“Librat ishin të bukur por ne nuk guxonim t’i mbanim ato haptas, pasi që ndonjë vizitor kureshtar do të mund t’i shfletonte dhe të kuptonte se ishin libra fetarë,” sqaron ai.

Rexhepi dhe babai i tij së pari i fshehën librat në një kuti druri, e cila kishte vrima në anën e sipërme dhe të cilën mundën ta fshehin nën shtrat.

Më pas, të frikësuar se ato do të mund të mykeshin, i larguan librat nga kutia dhe i fshehën prapa një rafti librash.

Rexhepi e ruajti këtë sekret deri pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, ndërsa pas këtij momenti filloi kërkimin e pronarëve të tyre.

Përkundër faktit se i kishte kontaktuar disa persona përmes Fondacionit të Miqësisë Shqiptaro-Izraelite, ai pati sukses deri kur një ditë në derën e tij nuk u shfaq fotografi amerikan Norman Gersham.

Gersham kishte vizituar Muzeun e Holokaustit në Uashington dhe e kishte vërejtur një pikë të bardhë në hartën e Evropës, ku thuhej se nuk kishte pasur persekutim të çifutëve.

I nxitur nga ky tregim, Gershami erdhi në Tiranë për të dokumentuar këtë storie të patreguar të burrave dhe grave të cilët kanë shpëtuar gati 2,000 çifutë të cilët kishin ardhur në Shqipëri gjatë luftës për t’i ikur persekutimit gjetiu.

“Ky premtim i bërë paraqiste një parim tejet të rëndësishëm për familjen time dhe ishte shndërruar në një çështje fundamentale për jetën time,” tha Rexhepi.

“Mbajtja e fjalës së dhënë është dëshmi e përgjegjësisë dhe diçka që do duhej kultivuar nga të gjithë ne,” shtoi ai.

Me takimin e Rexhepit dhe Gershamit filloi zhvillimi i një drame të paparashikuar, e cila tani është ekranizuar në filmin dokumentar, Besa: The Promise, regjinë e të cilit e bëri regjisorja amerikan dhe fituesja i shpërblimeve prestigjioze kinematografike, Rachel Goslins.

Me tu takuar këta dy njerëz filluan një ekspeditë të jashtëzakonshme të kërkimit të familjes çifute të cilës i përkisnin librat dhe të cilës do t’i ktheheshin ato.

Duke ofruar fakte të vërtetuara historike dhe falë një narracioni emocional, Besa: The Promise sfidon disa supozime dhe pretendime për armiqësi mes islamit dhe judaizmit, duke u rikujtuar shikuesve se njerëzit e mirë mund t’i ndryshojnë këto botëkuptime.

 

Ky film, për prodhimin e të cilit u nevojitën mbi shtatë vite, zbulon storie të patreguara më parë të burrave dhe grave nga Shqipëria (pothuajse të gjithë myslimanë), të cilët nazistëve iu kundërvënë të armatosur vetëm me kodin e tyre tradicional të nderit – besën, për të shpëtuar jetët e rreth 2,000 çifutëve.

 

“Udhëheqja e punëve në këtë film gjatë pesë viteve të fundit ka qenë për mua një rrugëtim i vërtetë, i cili ma ka rikonfirmuar besimin që kam në dinjitetin dhe guximin njerëzor,” tha Goslins në një deklaratë përcjellëse të këtij filmi.

“Fakti se historia e Rexhepit ishte e vërtetë dhe se ne kishim privilegjin që ta zbulojmë dhe dokumentojmë atë përbën një dhunti të rrallë nga zotët e filmave dokumentarë, për të cilën unë do tu jem atyre përherë mirënjohëse,” shtoi ajo më tej.

Ky film aktualisht është duke u shfaqur në disa qarqe të caktuara, ndërsa premiera e tij u dha gjatë një ceremonie të mbajtur në muajin prill në Muzeun e Holokaustit në Uashington, në të cilën mori pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kongresistë dhe të ftuar të tjerë.

Berisha përshkroi këtë film dokumentar si “një nga filmat më mbresëlënës që kishte parë në jetën e tij.”

Kryeministri i Shqipërisë ishte impresionuar aq shumë me këtë film dokumentar sa që javën e kaluar kërkoi nga kabineti i tij që të përkrah koston e distribucionit të tij në Evropë, si pjesë e kremtimit të përvjetorit të njëqindtë të shtetit shqiptar.

“Ky film dokumentar është i pazëvendësueshëm në dëshmimin e vlerave dhe virtyteve të kombit tonë,” tha Berisha.

 

Edhe pse premiera e këtij filmi dokumentar ende nuk është shfaqur në Shqipëri, ai ka nxitur debat në media nëse duhet mitologjizuar historia shpëtimit të çifutëve nga familjet shqiptare gjatë holokaustit.

 

Por, Rexhepi, historia familjare e së cilit shtjellohet në këtë projekt, thotë se ajo që është bërë nuk duhet nënvlerësuar.

 

“Kjo është një histori që ka të bëjë me vlerat njerëzore dhe e ato nuk mund të demistifikohen,” përfundon ai.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023