Librazhd, Ambasadori premton punësim sezonal në Izrael

LIBRAZHD – Ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, ka premtuar sot punësimin sezonal të 2500-3000 personave nga Librazhdi, në Izrael. Ai ishte sot në qytetin e Librazhdit ku zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë së Prrenjasit si dhe me disa kryetarë komunash në rretin e Librazhdit.

Qëllimi i vizitës së tij ishte ishte ndihma e biznesit të vogël, që përfishin rrethin e Librazhdit, po kështu e edhe afrimin e investitorëve izraelitë. I pranishëm me Ambasadorin izraelit ishte edhe deputeti socialist i zonës së Librazhdit, Taulant Balla, ku kanë diskutuar për resurset natyrore dhe turistike të zonës.

“Rrethi i Librazhdit është një rreth me miniera të shumta dhe biznesi Izraelit është I interesuar të investojë në këtë fushe, pra në nxjerrjen e nikelit nga thellësia e nëntokës”, – shpreh ambasadori Cohen. Më tej ai shtoi se , “ne do të punësojmë rreth 2500 – 3000 punëtorë sezonal nga rrethi juaj në Izrael, kryesisht në bujqësi dhe ndërtim”.

Ambasada e Izraelit në Shqipëri është celur në janarë të këtij viti dhe deri tani kooperojnë afërsisht 45 biznese Izraelite në shqipëri dhe mendohet që ky numër nga shtatori të dyfishohet nëpërmjet dhomës së tregtisë Shqiptaro-Izraelite, u shpreh në fund të fjalës së tij Ambasadori Cohen.

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023