
Presidenti Nishani pret Konsullin e Nderit në Izrael, Avraham Rinot
Rinot është Konsull nderi i Republikës së Shqipërisë në Rajonin Verior të Izraelit me zyrë të konsullatës së nderit në Haifa

Shqipëria dhe Izraeli mbeten partnerë të mirë dhe me vëmendje të madhe në shtimin dhe forcimin e bashkëpunimit. Kjo është vërtetuar edhe nga takimi i presidentit Bujar Nishani me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Izrael, Avraham Rinot.
“Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani priti në një takim zotin Avraham Rinot, Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Izrael”-ishte një njoftim shumë i shkurtër i zyrës mediale të presidencës. Duke marrë parasysh zhvillimet e përgjithshme, presidenti dhe Konsulli temë të bisedimeve kanë pasut bashkëpunimin shumë të mirë mes Izraelit dhe Shqipërisë. Po ashtu u bisedua për aspektet historike të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe hebrenjve, duke veçuar qëndrimin dhe mbrojtjen e tyre nga holokausti i Gjermanisë Naziste.
Shqipëria është i vetmi vend ku numri i hebrenjve ishte më i madh në përfundim se sa përpara Luftës së Dytë Botërore.
Zoti Rinot është Konsull nderi i Republikës së Shqipërisë në Rajonin Verior të Izraelit me zyrë të konsullatës së nderit në Haifa (Adresa: 15 Pal Yam str. Floor 25, Haifa, Izrael/Tel: 00972775444700/Faks: 00972775444777/Cel: 0097252244444/e-mail: [email protected])