Izrael, Meta viziton Muzeun “Yad Vashem”
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe delegacioni parlamentar shqiptar vizitojnëMuzeun “Yad Vashem” dhe përshëndeten zyrtarisht gjatë seancës plenare nëParlamentin e Izraelit.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, IlirMeta dhe delegacioni parlamentar i përbërë prej deputetëve ValentinaLeskaj, Edi Paloka dhe Shkëlqim Selami, u pritën dhe u përshëndetënzyrtarisht gjatë seancës plenare në Parlamentin e Izraelit “Knesset”. Në fjalën e tij përshëndetëse në seancë plenare, Kryetari i Knesset, Yuli Edelstein u shpreh se Izraeli nderohet kur vizitohet nga përfaqësues të njëvendi që jo vetëm shpëtoi të gjithë rezidentët hebrenj gjatë luftës, por kupati me tepër hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, se sa para saj.
“Është kënaqësi t’ju mirëpres këtu në Knesset dhe jam i sigurt se lidhjet mesIzraelit dhe Shqipërisë do vijojnë të zhvillohen, duke shpresuar se gjatë kësajvizite do të kontribuojmë së bashku për forcimin e marrëdhënieve mes dyparlamenteve”, – theksoi Edelstein.
Ndërkaq, gjatë vizitës në Knesset, Kryetari i Kuvendit Meta dhe delegacioniparlamentar shqiptar vendosën edhe një kurorë me lule pranë monumentittë ushtarit të panjohur në hyrje të Knesset si dhe zhvilluan një vizitë tëveçantë në Muzeun “Yad Vashem” në Jeruzalem, në kujtim të viktimave të holokaustit, ku Meta ndezi flakën e pishtarit në Hollin e Kujtesës dhevendosi një kurorë përkujtimore në emër të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh seështë nder i madh dhe emocion i veçantë për delegacionin parlamentarshqiptar te priten me respekt të veçantë nga Parlamenti i Izraelit.
Metatheksoi se Shqipëria dhe Izraeli duhet të ndjehen krenarë për marrëdhëniethistorike dhe miqësore mes tyre. Është një nder i madh dhe emocion i veçantë për delegacionin parlamentarshqiptar të priten me respekt të veçantë nga Parlamenti i Izraelit dhe Edelstein dhe vërejmë me kënaqësi se marrëdhëniet tona kanë hyrë në njëfazë me dinaamike shkëmbimesh. Shqipëria dhe Izraeli duhet të ndjehenkrenare për marrëdhëniet historike dhe miqësore mes tyre, duke kujtuargjithashtu se sakrifica e popullit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve që ustrehuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, është dëshmi endjenjave të veçanta të miqësisë që ekzistojnë mes dy popujve tanë, miqësiqë ne shqiptarët e çmojmë”, tha ndët të tjerash Meta.
Gjithashtu pas vizitës në Yad Vashem, Meta tha se duhen shumëfishuarpërpjekjet e përbashkëta në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të dy rajoneve tona.
“Vizita e paharruar në Yad Vashem, në përkujtim të miliona viktimave tëLuftës së Dytë Botërore, është një kujtesë e dhimbshme e krimit historik qëshkaktoi ekstremizmi nazist dhe na detyron që t’i shumëfishojmë përpjekjettona të përbashkëta në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të tëdy rajoneve tona”, u shpreh ndër të tjera Kryetari i Kuvendit.