Prof.Dr. Shaban Sinani: Shqiptarët dhe hebrenjte


Tirane, 17 Qershor 2014- ATSH-K Musabelliu/- Libri, “Shqiptarët dhe hebrenjtë: mbrojtja dhe shpëtimi” (Albanians and Jews: the protection and salvation), shkruar nga Prof.Dr. Shaban Sinani, u promovua  në në një mbrëmjë të veçantë, organizuar nga Ambasada e Izraelit në Tiranë në bashkëpunim me Orkestrën Sinfonike të Radio Televizionit Shqiptar me mbështetjen financiare të deputetit Tom Doshi .

 

Në këtë libër, Shaban Sinani, një emër i njohur në fushën e hulumtimeve historike shqiptare zbulon fakte si dhe ofron këndvështrime të reja për rolin që luajtën shqiptarët në mbrojtjën e Hebrenjve gjatë luftës së Dytë Botërore dhe jo vetëm .

Në këtë promovim ishin të pranishëm Kryetari I Kuvendit të Shqipërisë , z. Ilir Meta, ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, deputeti Tom Doshi , njerëz të njohur të artit dhe politikës shqiptare.

Deputeti Tom Doshi, në fjalën e tij theksoi se “kisha kënaqësinë të organizoja këtë eveniment, që përfaqëson nëpërmjet librit të prof. dr. Sinanit marrëdhëniet e hershme mes Izraelit dhe Shqipërisë. Fenomenet e paragjykimeve të Evropes për Izraelin në periudhën e holokaustit tregojnë që shqiptaret edhe pse në një moment të vështirë dëshmuan një qëndrim tjetër nga një pjesë e caktuar e Evropës, duke u hapur dyert vellezërve izraelitë e duke i mirëpritur ata. Ishte me rëndesi ta bëja te njohur kontributin e shqiptarëve për gjithë boten dhe ishte kjo arsyeja pse financova botimin e librit”, tha ai. Ne nuk e bëjmë këtë gje as per mirënjohje apo çmime, por thjesht për të treguar se jemi një popull tolerant dhe i integruar dhe jo periferi e Evropës”, vuri në dukje Doshi, duke shtuar se “ky libër kontribuon në forcimin e marredhënieve mes te dy vendeve”.
Abasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, nderoi autorin Shaban Sinani me një çmim lidhur me përfaqësimin e kauzes izraelite.

Ai theksoi se ” kam kënaqësi të paraqes zotin Shaban Sinani të cilin e kam njohur në Universitetin e Elbasanit ndërkohë që punën kërkimore 12-vjeçare që ai ka bërë lidhur me librin e kam ndjekur hap pas hapi. E falenderoj për këte kontribut të madh qe ka dhënë jo vetëm për kauzën izraelite, por dhe për vlerat e vyera të shqiptarëve ndër vite”. Ambasadori Cohen, falënderoi njëherazi edhe zotinTom Doshi për mundësinë që krijoi në botimin e librit.

 

cohen-meta
Prof. dr. Shaban Sinani, theksoi se, në këtë ceremoni emocionuese dëshëronte të falenderonte ambasadorin izraelit, donatorin Doshi, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe te gjithë të pranishmit, duke theksuar se “merita e librit është meritë e të gjithë shqiptarëve, që në një kohe mjaft të rrezikshme përkrahën dhe i mikpritën hebrenjtë në shtepitë e tyre. Në këtë punë kërkimore 12 vjeçare ndihem i lumtur jo se jam autori i librit, por se prezantoj vlerat e një vendi të volgel, por me shpirt të madh bujarie”, tha Shabani .

“Shqiptarët dhe hebrenjtë”, megjithëse është vijim e thellim i veprës së mëparshme të botuar në vitin 2009, nga shumë kritikë ashtu sikludnër u theksua edhe në këtë promovim, është një prurje e re jo vetëm në kërkimet për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri para dhe gjatë Luftës, por dhe për raportet historike e kulturore të shqiptarëve si popull e komb me hebrenjtë. Libri, në njërën anë, e lartëson dhe më qëndrimin shqiptar ndaj çështjes së hebrenjve, siç është e vërteta; në anën tjetër e çliron atë nga mitet dhe interpretimet folkloristike .

cohen-doshi

Naim Zoto, botuesi i librit të mëparshëm “Hebrenjtë në Shqipëri: prania dhe shpëtimi”, Tiranë 2009, ashtu si edhe i botimit të ri ka risjellë në anën e pasme të kopertinës së librit vlerësimin publik që John L. Withers II, Ambasador i SHBA-së në Shqipëri, bëri për studiuesin Shaban Sinani më 27 janar 2010: “Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit nuk është i njohur aq sa meriton. Është diçka me të cilën të gjithë shqiptarët mund të krenohen. Shqipëria mund të bëjë gjithmonë më shumë për t’i treguar botës historinë e vet të shkëlqyer për të parandaluar persekutimin e hebrenjve në tokën e saj. Disa shqiptarë janë duke bërë pikërisht këtë. Për shembull, profesor Shaban Sinani. Punimet e tij të shumta dokumentojnë që, edhe në vitet më të errëta të holokaustit, në Shqipëri ndodhi një bashkim i të gjitha kaheve politike dhe besimeve fetare – antifashistë dhe profashistë, komunistë dhe nacionalistë, myslimanë dhe të krishterë, besimtarë dhe jobesimtarë – për t’u siguruar që asnjë hebreu të strehuar në Shqipëri nuk do t’i hynte gjemb në këmbë”. Monografia e re e prof. dr. Shaban Sinanit “Shqiptarët dhe hebrenjtë: mbrojtja dhe shpëtimi” (Albanians and Jews: the PREMOVIM LIBRI SH SINANI (5)protection and salvation), botohet njëkohësisht në gjuhën shqipe dhe angleze, duke futur në qarkullim ndërkombëtar një nga vlerat e pakta për të cilën shqiptarët nderohen sot në botë.

Me pjesmarrjen e dirigjentit Shalev Ad-El, i ardhur posaçërisht nga Izraeli , orkestra e Radio Televiziont Shqiptar, interpretoi Uverturën “Alimelek” nga Opera “Wirst und Gasta”, Koncertin për violin dhe orkestër në Mi minor të kompozitorit Felixs Mendelssohn –Barthodi, solist Michael Vaiman (Izrael) . Drejtor artistik i koncertit të duartrokitur nga njerëz të njohur politikës dhe artit , ishte David Tukiçi.

cohen-shabani-usa

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023