Donatorët amerikanë financojnë fushatën e Netanjahut
Jerusalem, 7 janar 2015 – Më shumë se 90 për qind e fondeve që ka grumbulluar Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, për rizgjedhjen e tij kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga 259 mijë dollarë të grumbulluar – diçka më shumë se 1 milion shekel – rreth 237 mijë dollarë kanë ardhur nga donatorët amerikan.
Lajmin e bëri publik Jerusalem Post, që i referohet Israel’s State Comptroller.
Politikanët izraelitë mund të pranojnë një maksimum dhurimi prej rreth 11,500 dollarësh.
Familjet që kanë dhuruar janë Falics nga Florida, pronarë të Duty Free Americas në aeroporte; Books of New Jersey, pronarë të Jet Support Services, Inc.; dhe Schottensteins of Ohio, pronarët të tjerë janë rrjeti i veshjeve American Eagle.
Dhurues janë edhe shumë individë amerikane.
Izrael do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, më 17 mars 2015.
Këto janë zgjedhjet e 20-ta parlamentar për Knesset, Parlamentin e Izraelit, që ka 120 anëtarë.