Arkiv: Instrumentisti izraelit, Amir Gwirtzman ne Tirana Jazz and World Music


Tirane, 9 korrik 2013 –  Në Tiranën e “zhuritur” postzgjedhore, ku institucionet janë tulatur prej ankthit se çfarë do të ndodhë në shtator, kush do ikë e kush do të vijë, si një lajm i mirë vjen një festival xhazi. 

Bëhet fjalë për “Tirana Jazz and World Music Festival”, që këtë vit vjen në edicionin e tij të dytë.

Artistë të ardhur nga Italia, Izraeli, Turqia, Gjermania, por edhe shqiptarë që prej vitesh jetojnë jashtë vendit, do i kthejnë jetën artistike për tri ditë kryeqytetit.

“Gjithçka shkoi për mrekulli një vit më parë dhe menduam ta rikthejmë sërish këtë festival, pikërisht në këtë periudhë, kur jeta artistike është shumë e varfër”, thotë një nga organizatorët e festivalit, Besim Petrela. Këtë vit, festivali do të organizohet në një ambient të hapur, pas Pallatit të Kulturës, me shpresën që ai të ndiqet nga sa më shumë njerëz.

Larmi ngjyrash e ritmesh priten gjatë “Tirana Jazz and World Music Festival”. Këtë e dëshmon edhe gjeografia e pjesëmarrësve, të cilët sjellin me vete edhe kulturat e vendeve nga vijnë. “Nëse do të shihni kalendarin e aktivitetit, do shihni që ne sfidojmë këtë stinë të thatë artistike edhe me artistë shumë të mirë, që vijnë nga Izraeli, Turqia apo Italia. Programi do jetë shumë i pasur. Nuk do të ketë vetëm xhaz standard, por edhe etno zhaz”, thotë Petrela.

Disa nga artistët që do performojnë këtë vit në festivalin e xhazit, janë Gjon Guralumi, Ervin Dhimo, Cazova Duo, Enzo Rocco e Carlo Actis Dato, Amir Gwirtzman, Shawn and the Wolf, që vijnë të shoqëruar me bandat e tyre muzikore. Nga sa mësojmë nga organizatorët, gjatë netëve pritet të ketë edhe të tjerë artistë shqiptarë të ftuar.

Festivali do të zhvillohet në datat 16, 17, 18 korrik, për t’u zhvendosur më tej në Parkun e Apolonisë, ku hyrja për spektatorët do të jetë e lirë. Organizatorë të festivalit janë “Free Media” dhe “Syri Blu”, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe ambasadave të SHBA-ve, Gjermanisë, Italisë, Izraelit, Turqisë, Zvicrës.

 

Gjon Guralumi është një nga të ftuarit e festivalit. Pasi kishte marrë një kulturë pianistike në Tiranë, Guralumi zhvendoset në Zvicër, ku studioi muzikë xhaz. Në muzikën e tij ndihet ndikimi nga folklori ballkanik, nga temat, ritmet tradicionale, të cilat ai, së bashku me bandën e tij muzikore, i shkrin me ngjyrat e gjalla të muzikës rrok, funky, xhaz etj. Muzikës së krijuar nga Guralumi i bashkohet zëri i këngëtares zvicerane, Morgane Gallay, e cila përmes këngëve të kënduara kryesisht në shqip të fton në një rrugëtim në një kohë tjetër.

I aftë të performojë në mbi 20 instrumente frymore, artisti izraelit Amir Gwirtzman është një fenomen më vete, i cili ka interpretuar anekënd botës, që nga Tel Avivi në Filipine, Kinë, SHBA, Peru, Armeni, Hungari, Bullgari etj., me projektin e tij “Inhale-Exhale”.

Carlo Actis e ka muzikën trashëgim familjar. Ka nisur të luajë fillimisht në klarinetë e pastaj në saks. Prej viteve ’70 iu kushtua aktivitetit koncertor dhe diskografik. Muzika e tij dëgjohet në gjithë botën.

Që adoleshent, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, Enzo Rocco nuk ishte mjaftueshëm i tërhequr nga muzika rrok. Mes muzikës tradicionale italiane dhe operistikes verdiane, ai zbuloi muzikën xhaz, për të cilën edhe studioi. Pas universitetit iu dedikua muzikës xhaz-

Seren Akyoldas është zëri i “Cazova Duo” nga Turqia. Pas një formimi operistik dhe interpretimit në vepra të mëdha, si “Carmen” apo “Lucia di Lammermoor”, ajo i është kushtuar muzikës xhaz.

“Shawn and the Wolf” është një duo gjermane në trombonë dhe kitarë. Muzika e tyre është një gërshetim i shumë zhanreve.

Grupeve që vijnë nga vende të ndryshme të botës, i bashkohet edhe një shqiptar “Keli band”. Formuar rreth viteve 2002, në përbërjen e këtij grupi performojnë muzikantë profesionistë, të angazhuar në jetën kulturore shqiptare, pjesëmarrës në aktivitete të rëndësishme. Një nga grupet më të qëndrueshme në Shqipëri, ka realizuar edhe dy albume.

I lindur në një familje artistësh, lidhja e muzikës për Ervin Dhimon erdhi natyrale. Pas një viti në Akademinë e Arteve në Tiranë, ai largohet drejt Athinës, ku edhe njihet me muzikën xhaz. Më pas, ai zhvendoset në Boston, ku vijoi studimet në “Berklee College Of Music” dhe vijoi një karrierë të mbarë me shumë koncerte dhe pjesëmarrje në ngjarje të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 ALMA MILE (Gazeta Panorama)

http://www.panorama.com.al/2013/07/09/tri-dite-festival-xhazi-thyejne-vapen-ne-tirane/

 

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023