
Kriza energjetike në Egjipt, import gazi nga Izraeli

Izraelisot.com, 14 janar 2015 – Egjipti është i hapur të importojë gaz nga Izraeli.
Deklaratën e bëri ministri i egjiptian i naftës në median shtetërore egjiptiane.
Egjipti po përballet me probleme në fushën e energjisë.
Ministri i Naftës, Sharif Ismail, tha se importimi i gazit nga Izraeli është një mundësi, kur ai u pyet nga revista shtetërore Al Mussawar.
“Çdo gjë mund të ndodhë. Ne do të punojmë për interesat më të mira të Egjiptit, ekonomisë egjiptian dhe rolin e Egjiptit në rajon. Kjo do të përcaktojë edhe vendimin për të importuar gaz nga Izraeli”, tha ai.