
A1 Report – Strehimi i hebrenjve, ambasadori i Izraelit titull mirënjohjeje Beratit

Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, David Cohen, ka nderuar më një titull mirënjohjeje qytetin historik të Beratit. Ky vlerësim iu dha qytetit 2400-vjeçar në shenje mirënjohjeje për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, periudhë kur ata përndiqeshin nga gjermanët. Titulli vlerësues iu dorëzua kryebashkiakut të qytetit muze, Fadil Nasufit. Ambasadori izraelit i shoqëruar edhe nga zonja e parë ,Odeta Nishani, inauguruan edhe një çerdhe në qytetin e Beratit. (23 janar 2015)