
Kerry: 50% e komandanteve te ISIS kane vdekur

Izraelisot.com, 23 janar – Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kerry, tha se sulmet ajrore të udhëhequra nga vendi i tij kanë ndaluar avancimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS).
Sipas Kerry, janë kryer mbi 2000 sulme ajrore në një sipërfaqe prej 700km2.
Sekretari amerikan theksoi se, mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik janë vrarë, përfshirë 50% të strukturës së tij komanduese.
Ai shtoi se janë goditur pozicionet e ISIS, përfshirë baza ushtarake, pika kontrolli dhe rafineri nafte.