
Turqia kujton Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit

Izraelisot.com, 23 janar 2015 – Për herë të parë, Turqia do të kujtojë Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës në kujtim të viktimave të Holakaustit.
Sipas televizionit turk në gjuhën angleze, BGNNews, ceremonia do të mbahet ditën e enjte në Universitetin Bilkent në Ankara.
I pranishëm do të jetën edhe Kryetari i Parlamentit turk, Cemil Çiçek.
Gjatë aktivitetit do të përurohet edhe ekspozita e Alberto Modiano të quajtur “Ikonat e Holokaustit”.
27 janari është i njohur si Dita Ndërkombëtare Kujtesës së Holokaustit, me një rezolutë të miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 2005.