Mossad: Bashkohu me ne, për të realizuar të pamundurën!


Shërbimi inteligjent izraelit, Mossad, i ka dhënë një tendencë moderne rekrutimit të agjentëve përmes shërbimit të tij online, me të njëjtën filozofi që ka CIA në Shtetet e Bashkuara apo MI5 në Britaninë e Madhe.

Mossad i ka kushtuar një rëndësi të madhe rekrutimit online të spiunëve, duke lehtësuar procedurat e procesit të atyre që dëshirojnë të bëhen agjentë sekretë.

Faqja online shërbimit izraelit ofron informacion dhe një seri specifike pyetjesh e fushash në anglisht, frëngjisht, arabisht, persisht, rusisht dhe sigurisht hebraisht.

Mr. Mossad u bën thirrje kandidatëve të mundshëm të “krijojnë histori”: ° Bashkkohu me ne per ta pare të padukshmen dhe për të bërë të pamundurën”.

Informacioni në internet i faqes së Mosad përmban informacione të përgjithshme rreth agjencisë, historisë së tij, drejtorëve dhe aplikimin për një punë fillestare.

Në rast se kandidati është i ftuar për një intervistë, atëherë ka më shumë se tre formularë të tjerë të detajuar, të cilat duhet të plotësohen me dorë: një raport mjekësor konfidencial, pyetësor rreth sigurisë dhe një tretë në lidhje me bashkëshorten apo partnerin.

Fushata e rekrutimit shoqërohet edhe me disa video të shkurtra nga agjentë të Mossad, ashtu siç është edhe fjala hyrëse e drejtorit të agjencisë, Tamir Pardo.

Ne duhet të vazhdojmë të rekrutojmë njerëzit me të mirë në shërbimet tona, kështu që Mosad do të vazhdojë të udhëheqë, mbrojë dhe mundësojë ekzistencën e Shtetit të Izraelit”, thuhet në fjalën e shefit të Mossad, Tamir Pardo.

Operacionet e Mosad dhe aktivitet i tij është sekret, ashtu sikundër qëndrojnë anonimë edhe njerëzit e tij.

“Kapitali cilësore njerëzor i Mossad është edhe sekreti i suksesit tonë”, thekson Pardo.

Mosad premton në faqen e tij online, se çdo e dhënë personale e marrë nga aplikantët do të jetë absolutisht e sigurt dhe nuk do të bëhet kurrë publike. Ajo këshillon, se formularët online duhet të plotësohen nga një kompjuter i sigurt deh se duhet eliminuar historia e brauzerit menjëherë pasi puna të jetë bërë.

Mosad, hebraisht “Instituti”, është emri i shkurtuar për “Instituti për Inteligjencën dhe Operacionet speciale”. AI është themeluar në vitin 1949.

Mosad është bërë i famshëm për efikasitetin e tij, sidomos për operacionet jashtë Izraelit, duke ndjekur fillimisht ish-nazistët përgjegjës për Holokaustin, dhe më pas kundër terroristëve që kanë sulmuar Izraelin kudo në botë, siç është vrasja e liderëve palestinezë të Shtatorit të Zi, të cilët ishin pas masakrës të sportistëve izraelitë në Lojërat Olimpike Munih 1972, si dhe një numri qytetarësh izraelitë të vrarë në Afrikë, Europë dhe Lindjen e Mesme.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023