Holokausti, 6 milionë hebrenj te vrare


Izraelisot.com, 26 janar 2015 – Holokausti apo në hebraisht HaShoah (katastrofa) është përndjekja sistematike dhe vrasja nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë hebrenjve, thuajse të 40% e popullsisë hebre në botë.

Hebrenjtë u vranë masivisht me metodat më barbare në kampet e përqendrimit të ndërtuara në Poloni dhe në pjesën e pushtuar të Bashkimit Sovjetik.

Hebrenjtë u vranë përmes dhomave me gaz, djegieve në krematoriume, punës së rëndë të detyruar, kequshqimit dhe sëmundjeve të ndryshme. Tmerri i krimeve masive ndaj hebrenjve çoi pas Luftës në përpilimin e nocioneve juridike të “krimeve kundër njerëzimit”, të adoptuar nga Kombet e Bashkuara.

Vrasja e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dallohet edhe nga fakti se thuajse u vranë 1 milion e 500 mijë fëmijë.

Holokausti u urdhërua nga Adolf Hitleri, ndërsa aksionin e krye nga forcat speciale gjermane SS të drejtuara nga Heinrich Himmler, i cili i shndërroi getot në kampe përqëndrimi.

Pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania Naziste, hebrenjtë polakë u detyruan të jetonin në geto, në kushte gati çnjerëzore. Ata ishin më të përbuzurit nga nazizistët. 3.3 milionë hebrenj (nga këta 2 milionë në zonën gjermane të Polonisë) në një popullsi totale prej 33 milionë që kishte Polonia në vitet 1940. Nga këta u vranë 3 milionë hebrenj.

Getot e para në Poloni u ngritën gjatë dimrit 1939-1940. Getoja më e vjetër është ajo e ndërtuar në Lodz, ndërsa më e madhja është ajo e Varshavës. Gjatë viteve 1941-1945 u ngritën me dhjetëra geto (kampe përqëndrimi).

Nga një total prej më shumë se 8.8 milionë hebrenj në Europë, 5.9 milionë apo 67% popullsisë u vranë. Në Poloni, Vendet balltike dhe Gjermani&Austri u vranë 90 për qind e popullsisë hebre në ato vende. Në Poloni nga 3.3 milionë hebrenj u vranë 3 milionë, në vendet Balltike nga 253 mijë hebrenj u vranë 228 mijë, në Gjermani dhe Austri nga 240 mijë hebrenj u vranë 210 mijë.

Gjithsesi, një pjesë e hebrenjve të futur në kampe përqendrimi arriti të mbijetojë, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre u bënë të famshëm në botë në profesionet e tyre.

Më shumë se 20 mijë hebrenj morën pjesë në radhët e ushtrive të vendeve të tjera për të luftuar nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre në Europën Lindore.

Shoah është një nga evenimentet më të studiuara në historinë bashkëkohore. Impakti i tij moral,historik, kulturor dhe fetar është i gjerë dhe universal.

Hebrenjtë e vrarë gjatë Luftë së Dytë Botërore

 

Vendi Popullsia hebre Hebrenjte e vrare Perqindja e të vrarëve
Poloni 3 300 000 3 000 000 90
Vendet balltike 253 000 228 000 90
Gjermani/Austri 240 000 210 000 90
Boheme&Moravi 90 000 80 000 89
Sllovaki 90 000 75 000 83
Greqi 70 000 54 000 77
Holandë 140 000 105 000 75
Hungari 650 000 450 000 70
Bjellorusi 375 000 245 000 65
Ukrainë 1 500 000 900 000 60
Belgjikë 65 000 40 000 60
Jugosllavi 43 000 26 000 60
Rumani 850 000 340 000 40
Norvegji 2 173 890 41
Francë 350 000 90 000 26
Bullgari 64 000 14 000 22
Itali 40 000 8 000 20
Luksemburg 5 000 1 000 20
Rusi 975 000 107 000 11
Finlandë 2 000 22 1
Danimarkë 8 000 52 <1
Total 8 861 800 5 933 900 67

Të vrarë nëpër kampe përqëndrimi

  • Aushvic:deri në 1 000 000
  • Treblinka: deri në 750 000
  • Belzec: 550 000
  • Sobibor: më shumë se  200 000
  • Chelmno(Kulmhof) : 150 000
  • Majdanek(Lublin) : 50 000

Total : 5 100 000, nga të cilët 2 700 000 në dhomat me gaz

 

Hebrenj te vrarë sipas viteve

 

Viti Hebrenj te vrare
1933–1940 Nën  100,000
1941 1,100,000
1942 2,700,000
1943 500,000
1944 600,000
1945 100,000

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023