Në ditën e Holokaustit, Putini bojkoton përkujtimet e Aushvicit


Viktimat dhe jo politikanët duhet të jenë në qendër të vëmendjes, për këtë arsye nuk u janë dërguar ftesa zyrtare krerëve të shteteve dhe qeverive për të marrë pjesë në festimet përkujtimore të martën (27.01). Kështu është shprehur Muzeumi i Auzhvic-Birkenau në Poloni. Kush dëshiron të marrë pjesë, është i mirëseardhur! Por kjo dëshirë po kthehet në të kundërtën e saj: Në opinionin publik është diskutuar më shumë për mungesën e një njeriu të rëndësishëm të politikës në Auzhvic se sa për të mbijetuarit e fundit të kampit të përqendrimit Auzhvic.

As në Auzhvic dhe as në Pragë/Presidenti rus, Vladimir Putin nuk vjen në Auzhvic. Zëdhënësi i tij është shprehur se “nuk ka pasur ftesë personale për këtë”. Ai nuk u shpreh nëse Putin e ka pritur një ftesë të tillë. Edhe në Pragë Putini nuk ka për të shkuar, ka bërë të ditur televizioni çek. Në Forumin Botëror të Holokaustit në 26 dhe 27 janar aty do të përkujtohen viktimat e nacionalsocializmit. Por ndryshe nga muzeumi i Auzhvicit, presidenti çek, Milos Zeman e ka ftuar homologun rus. Si shtet pasues i Bashkimit Sovjetik, Rusia pretendon të marrë rolin kryesor në fitoren kundër Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore. Ushtria e Kuqe çliroi Auzhvic-Birkenaun para 70 vitesh, më 27 janar 1945. Më shumë se një milionë vetë, para së gjithash hebrenj kanë lënë jetën aty.

Më parë presidentët rusë kanë udhëtuar çdo vit në Auzhvic. Në festimet e 60 vjetorit të Auzhvicit, Putini ishte aty. Por që në vitin 2005 në ceremoninë përkujtimore hodhi hije konflikti në Ukrainë. Tek të ftuarit ishte presidenti i sapozgjedhur Viktor Jushçenko, rezultat i “Revolucionit të Portokalltë”. Rusia akuzon për këtë perëndimin se ka lëvizur fijet në prapaskenë. Kësaj radhe në Auzhvic vjen presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, dhe kriza e Ukrainës i tejkalon jashtë çdo përfytyrimi ngjarjet e atëhershme. Rusia akuzon perëndimin se në dimrin e vitti 2014 ka mbështetur rrëzimin me dhunë të presidentit ukrainas Viktor Janukoviç. Ndërsa qeveritë perëndimore akuzojnë Moskën për aneksim të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetje ushtarake për separatistët prorusë. Të dyja palët kanë vënë sanksione.

Kriza e Ukrainës rrezaton edhe në vendet fqinjë. Polonia ndjehet veçanërisht e kërcënuar. Pas vitit 1945 ky vend ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Sot anëtare e Bashkimit Europian, NATO – megjithatë frika nga një fqinj i fortë si Rusia është ende e madhe. Marrëdhëniet mes Moskës dhe Varshavës janë ftohur dukshëm nga kriza e Ukrainës. Për arsye formale Polonia i mohoi të drejtat e fluturimit në gusht 2014 ministrit rus të Mbrojtjes.

Ndërsa pak ditë para ditës përkujtimore të Holokaustit, kanë shkaktuar reagime të ashpra nga Moska, deklaratat e ministrit të jashtëm polak. Grzegorz Shetyna është shprehur në një intervistë se kanë qenë ushtarët ukrainas ata që e kanë çliruar Auzhvicin. Mediat ruse kanë shkumëzuar nga zemërimi. Politikanët e Moskës e kanë akuzuar Poloninë për „fallsifikim të historisë“ dhe „cinizëm“. Edhë fakti që Putini nuk do të shkojë në Auzhvic ndesh në reagime të ashpra në Rusi. Publicisti i afërt me Kremlinin, Maxim Shevtshenko akuzoi Poloninë për „snobizëm të shëmtuar“. Ndërsa politikani opozitar rus Boris Nemzov bër fjalë për një „gabim të madh“ të Polonisë. Në blogun e tij ai shkroi se „mungesa e Putinit perceptohet si një humbje absolute e respektit kundrejt përkujtimit të të burgosurve të vdekur dhe çliruesve të tyre“. Megjithatë nuk pritet ndonjë incident diplomatik gjatë përkujtimeve të Auzhvicit. Rusia dërgon aty, Sergej Ivanovin drejtuesin e zyrës presidenciale.

Ekspertët gjermanë për lindjen nuk janë të një mendimi në gjykimin e këtij rasti. Eksperti i politikës Gerhard Simon nga Universiteti i Kölnit, thotë se nuk është aspak skandal që Putini nuk ftohet zyrtarisht. “Ai mund të shkonte nëse donte”. Sipas Simon, Putini nuk shkon edhe për “të mos treguar se sa i izoluar është”. „Me sa duket përvoja e Brisbanes në Australi nuk është fshirë nga kujtesa“. Në samitin e G20-s në Australi krerët e shteteve perëndimore i kthyen kurrizin Putinit për shkak të politikës ruse në Ukrainë. Putini u largua para kohe nga samiti. Ndërsa Carmen Scheide, historiane nga Universiteti St. Gallen në Zvicër e cilëson të gabuar që Putini nuk është ftuar personalisht në Auzhvic. „Ky është gabim, ai duhet të ishte aty“, thotë Scheide në intervistë me DW. Megjithë diferencat për Ukrainën, Putini duhej ftuar “për të treguar- ne kemi një të shkuar të përbashkët, që nuk mund të shpërbëhet”. Edhe prezenca e presidentit ukrainas Petro Poroshenko në Auzhvic mund të përdorej në këtë rast. Së fundmi një takim i mundshëm në Kazakistan, ku do të merrte pjesë si kancelarja Merkel ashtu edhe presidenti Hollande dështoi. Ndërkohë që politologu nga Kölni është skeptik. „Ka shumë shanse për të dy që të bisedojnë me njëri-tjetrin, për këtë nuk është nevoja të përdoret ceremonia përkujtimore e Auzhvicit.“

Burimi: Gazeta 55

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023