
Pritja e hebrenjve në Shqipëri, ja si e tregon një familje nga Elbasani

Shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët na bën krenarë për humanizmin dhe sakrificën e shumë familjeve të cilat vunë jetën në rrezik duke strehuar dhe mbajtur për një kohë të gjatë madje edhe duke i përcjellë të sigurtë shumë familje hebreje. Jonus Domni një tregtar me banim në Elbasan u bë streha dhe shpëtimi i dy familjeve hebreje të ardhur nga Shkodra, gjatë viteve të vështira të luftës së dytë botërore. I biri i tij, Samiu megjithëse i vogël, sjell kujtime se si u strehuan dhe jetuan bashkë me hebrenjtë, që madje morën edhe emra shqiptarë. (27 janar 2015)