
Izraeli, akord me Fiat Chrysler per teknologji ne gaz natyror

Izraelisot.com, 10 shkurt 2015 – Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, firmosi një memorandum midis Israel Fuel Choices Initiative me Fiat Chrysler Automobiles, Iveco dhe Magneti Marelli, për të mbështetur kooperimin për zhvillimin e teknologjive të bazuar në përdorimin e gazit natyror.
Fuel Choices Initiative është një program i qeverisë izraelite i menaxhuar nga zyra e Kryeministrit, për të reduktuar varësinë e ekonomisë botërore nga nafta dhe promovimin e alternativave të lëndëve djegëse.