Bosi i Apple, Tim Cook, viziton Izraelin
Izraelisot.com, 13 shkurt 2015 – Kreu i Apple, Tim Cook, do të vizitojë Izraelin javën e ardhshme për të inauguruar zyrat e reja të Apple në Herzliya, ku do të punojnë 800 persona.
Ai do të takohet edhe me ish-Presidentin Shimon Peres si dhe me figura të industrisë Hich-Tech në Izrael.
Shtabi i ri i Apple Izrael në Herzliya është vendosur në një ndërtesë prej 12.500 m2, ku do të jetë edhe qendra e zhvillimit të kompanisë.
Qendra e zhvillimit të Apple Izrael ka blerë zhvilluesin e memorieve flesh Anobit (390 milionë dollarë në vitin 2012) dhe sensorin e lëvizjeve PrimeSense (300 milionë dollarë në vitin 2013).
Vitin e kaluar, Cook u takua me Kryeministrin Benjamin Netanyahu në zyrën qendrore të kompanisë Apple në Cupertino të Kaliforisë.