Danimarkë, vritet i dyshuari si autor i dy sulmeve në Kopenhagen


Policia daneze njoftoi se ka vrarë të dyshuarin si autor të dy sulmeve në Kopenhagen ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën pesë oficerë policie.

Personi i dyshuar mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë në rajonin e Norrebros. Sipas mediave vendase, i dyshuari iu përgjigj me armë thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar. Forcat e sigurisë u kundërpërgjigjen e për pasojë personi, identiteti i të cilit mbetet për t’u bërë publik, mbeti i vrarë.

Viktima besohet se është autor i të dyja sulmeve, që përfshinë fillimisht një ambient publik ku karikaturisti suedez Lars Vilks, vizatimet e të cilit në 2007 shkaktuan protesta në vendet muslimane, po mbante një seminar mbi lirinë e shprehjes dhe atë pranë një sinagoge.

 

Lars Vilksin ne Nyhamnslage, Suedi, 3 janar 2012 (AFP)
rabibi
Homazhe

Në sulmin e parë një pjesëmarrës në seminar gjeti vdekjen si pasojë e 40 të shtënave me armë zjarri në drejtim të ambientit dhe tre policë u plagosën, ndërsa në sulmin e dy një hebre u vra dhe dy policë u plagosën pranë një sinagoge në Kopenhagen.

Pjesëmarrës në seminarin e organizuar nga karikaturisti suedez, Vilks, i kërcënuar disa herë për shkak të karikaturave të tij me Profetin Muhamed, ishte edhe ambasadori francez në Danimarkë.

Si Vilks ashtu edhe ambasadori francez nuk pësuan asnjë lëndim nga sulmi.

Ndërkohë, autoritetet daneze kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse personi i vrarë në operacionin masiv policor që pasoi sulmet vepronte i vetëm apo është ndihmuar nga të tjerë që mund të paraqesin rrezikshmëri për sigurinë e vendit.

Sulmet që mbërrijnë pak më shumë se një muaj pas atyre të regjistruara në Paris, ku mbetën të vrarë 17 persona, u cilësuan nga Kryeministrja denze, Helle Thorning-Schmidt si “akte cinike terrori”.

Kafja ku ndodhi sulmi ne Danimarke

 

/ Top Channel

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023