Kundër urrejtjes ndaj hebrenjve


Terrori islamik e mban Evropën të mbërthyer – në frikë. Fillimisht Franca këtë vit, pastaj Danimarka – dhe të gjithë pyesin se ku do ta japin goditjen tjetër terroristët. Që ata do të godasin prapë, për këtë nuk ka dyshim më askush. Gjithsesi: frika përballë rrezikut, përballë terrorit nuk e ka absorbuar arsyen politike, nuk e ka spostuar atë. Evropa tregohet e vendosur që të mos gjunjëzohet, të mos i braktisë vlerat e saj. Evropa dëshiron t’i përmbahet idealit dhe së vërtetës së një shoqërie të hapur, liberale, të mbrojë me vendosmëri të drejtën e lirisë së mendimit – kundër të vetëshpallurve profetë të një sistemi të mbyllur në vete të shtetit fetar.

Terrori është i drejtuar kundër të gjithëve ne: por në mënyrë të veçantë ai drejtohet kundër hebrenjve në Evropë. Me ndërgjegje ai goditi në janar hebrenjtë në një dyqan parizian, i cili shet ushqime të pastruara sipas ritit hebre, ai goditi në Kopenhagë hebrenjtë në sinagogë. Ai godit në mënyrë të turpshme varrezat hebreje – të cilat dhunohen prej vitesh herë pas herë në të gjithë Evropën, por para së gjithash në Francë. Kjo ndodhi edhe këtë fundjavë. Dhe meqenëse shumë vetë ngrenë supet dhe e heqin mendjen nga këto lajme të vogla, është e rëndësishme që të theksohet: këtu dhunohet paqja e të vdekurve, këtu plagosen ndjenjat e njerëzve, të familjeve, të të afërmve, të miqve. Këtu poshtërohet prestigji – kjo është e neveritshme. Pavarësisht nëse kemi të bëjmë me doras të majtë apo të djathtë.

Ka ardhur koha që Evropa të kujtojë se ajo nuk ka vetëm një trashëgimi hebreje, por edhe një të tashme hebreje. Në historinë hebreje bën pjesë – krahas figurave të mëdha të jetës shpirtërore evropiane si Albert Einstein ose Moses Mendelssohn – edhe antisemitizmi vrastar, i cili ka lënë gjurmët e tij prej mijëra vjetësh në kontinentin e vjetër. Në Angli si dhe në Francë në kohën e kryqëzatave, në Spanjë, ku në vitin 1492 ndodhi dëbimi i madh i hebrenjve, deri në Holokaustin e hebrenjve evropianë nga gjermanët.

Historia e hebrenjve në Evropë është një histori përndjekjesh, diskriminimi, përçmimi social, vrasjeje. Prandaj sot evropianët duhet t’i mbrojnë sot hebrenjtë, kur nuk duan, që të vazhdojë migrimi i hebrenjve nga ky kontinent. Këtë vit ende kemi të bëjmë me 30.000 vetë nga dy milionë hebrenjtë që migrojnë në Izrael, por pa u vënë re janë shumë më tepër ata që e braktisin Evropën dhe shkojnë në Kanada ose në SHBA. Një sinjal paralajmërimi.

Evropa mbetet e arsyeshme, edhe përballë terrorit islamik. Ligjet thuajse nuk i ndryshon. Në histeri nuk kalon. Frika nga rreziku i padukshëm nuk i paralizon shoqëritë. Por luftën kundër urrejtjes ndaj hebrenjve, Evropa, evropianët duhet ta zhvillojnë në mënyrë më të angazhuar. Hebrenjve dhe shoqërive në vendet e tyre ata duhet t’u përcjellin ndjesinë e vetëkuptueshme se ata ndodhen në anën e tyre. Kemi të bëjmë pa dyshim me një skandal, me të cilin janë mësuar prej kohësh shumë vetë, që kopshtet hebreje, shkollat dhe sinagogat duhet të mbrohen me polici. Politikisht të vë më shumë se në mendime, që pas së ashtuquajturës kritikë ndaj Izraelit (si në luftën e Gazës), shpesh nuk fshihet gjë tjetër veçse antisemitizëm demonstrativ. Por Evropa, çdo evropian duhet të luftojë me vendosmëri kundër urrejtjes që po përhapet kudo ndaj hebrenjve. Jo vetëm në demonstrata dhe në aktivitete, por edhe në jetën e përditshme. “Mos ji i qetë kur sheh gjakun e tjetrit pranë teje”, thuhet në shkrimet e shenjta. Ne nuk duhet të heshtim, por të veprojmë me vendosmëri kundër indiferencës.

Alexander Kudascheff

Redaktor politik, Bild

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023