Netanyahu krahason Iranin me nazistët


Në fjalimin e tij mbi holokaustin, mbajtur në Memorialin e Jad Vashemit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e krahasoi Iranin me regjimin nazist, e nuk kurseu kritikat as për komunitetin ndërkombëtar, për të cilin tha se po përsërit gabimet e bëra përpara Luftës së Dytë Botërore.

“Ashtu siç u orvatën nazistët të shkelnin me këmbë civilizimin e ta zëvendësonin me një ‘racë superiore’ teksa shkatërronin popullin hebre, ashtu po tenton dhe Irani të marrë në dorë drejtimin e të gjithë rajonit dhe të zgjerohet edhe më shumë, me objektivin e hapur të rrënimit të shtetit hebre”, tha Benjamin Netanyahu, kryeminister i Izraelit.

Kreu i ekzekutivit izraelit përfitoi nga rasti për të treguar edhe njëherë kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes së arritur në parim, mes 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermaninë dhe Republikës Islamike, pakt ky që synon frenimin e ambicieve bërthamore të Teheranit.

“Në vend që t’i kërkojnë Iranit të zvogëlojë kapacitetet e tij bërthamore dhe të kushtëzohen prej tij me heqje sanksionesh në këmbim të fundit të agresionit, fuqitë botërore tërhiqen dhe çfarë bëjnë? E lënë Iranin me centralet e veta atomike, madje lejojnë që edhe t’i zgjerojë ato më vonë, pavarësisht veprimeve të Teheranit në Lindjen e Mesme e më gjerë. Atëherë unë pyes, a e ka nxënë bota mësimin, që i dha tragjedia e hebrejve e shekullit të kaluar”, u shpreh Netanyahu.

Fuqitë e mëdha po bëjnë rolin e të shurdhërit përpara turmave, që thërrasin shesheve të Iranit “vdekjes Amerikës, vdekje Izraelit”, shtoi gjithashtu Netanyahu. Komentet e tij erdhën vetëm pak orë, përpara se i gjithë Izraeli të ndalonte e të heshtte përballë sirenave, që gjëmuan për të shënuar kësisoj përvjetorin e çlirimit të kampeve naziste të përqëndrimit, 70 vjet më parë.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023