25 vjetori i marrëdhënieve Izrael-Shqipëri, konkurs për logon


Me rastin e 25 vjetorit të vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike midis shtetit të Izraelit dhe Republikës së Shqipërisë,  Ambasada e shtetit të Izraelit në Tiranë dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë organizojnë konkursin kombëtar për ideimin dhe dizenjimin e logos që do të përfaqësojë 25 vjetorin e marrëdhënieve të afërta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve.
Kjo logo do të shoqërojë çdo aktivitetet bilatreal, botim, promocion, informacion dhe më shumë të gjatë vitit 2016. Si e tillë kjo logo duhet të jetë një krijim origjinal, me vizibilitet të lartë duke përcjellë nëpërmjet elementëve të saj mesazhet e miqësisë dhe bashkëpunimit të fortë ndërmjet dy vendeve.
Të gjithë të interesuarit të plotësojnë propozimet e tyre deri në datën 15 Dhjetor 2015 tek: [email protected]. Logoja fituese do të vihet në përdorim duke filluar nga 1 Shkurti 2016, ndërsa titulli i projektuesit fitues do të publikohet para asaj date. Projektuesi i logos së zgjedhur do ti jepet një biletë fluturimi dhe akomodim në Izrael.

Lexo më shumë

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023