Vizita në Izrael, Peres-Rama: Ju përgëzoj që po rilindni Shqipërinë që të ketë bukurinë e tokës së saj


Gjatë vizitës në Izrael, Kryeministri Edi Rama u prit nga ish Presidenti i Izraelit Shimon Peres në Qendrën për Paqen “Peres”, një organizatë joqeveritare, e themeluar prej tij, që nxit afrimin e Izraelit me fqinjët, duke promovuar paqen përmes projekteve të përbashkëta ekonomike dhe sociale.
Shimon Peres, është një prej figurave politike më të spikatura për Izraelin, i cili gjatë karrierës së tij ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme për vendin. Ai njihet si një prej prej personaliteteve që ka përkrahur dhe ka punuar për paqen mes Izraelit dhe Palestinës, mision të cilit i ka kushtuar edhe Qendrën për Paqen “Peres” të themeluar prej tij në vitin 1996.
Shimon Peres Presidenti i Izraelit nga viti 2007 deri në 2014, ka qenë gjithashtu 2 herë Kryeministër i vendit, disa herë Zëvendës kryeministër, ministër i mbrojtjes, ministër i jashtëm, ministër i financave, ministër i transportit, ministër i Emigracionit, ministër i bashkëpunimit rajonal, përgjatë viteve 1969-2002.
Në vitin 2012 Peres u dekorua nga Presidenti Obama me medaljen më të lartë shtetërore në SHBA, Medalja Presidenciale e Lirisë për kontributin e tij për paqen. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të spikatur të komunitetit shqiptaro-hebre, që jetojnë atje.
Duke shprehur kënaqësinë që priti në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ish-Presidenti Peres vlerësoi me admirim ndryshimet e bëra së fundmi në Shqipëri dhe rolin e kontributin e Kryeministrit Rama në këtë drejtim.
“E di që Shqipëria sot është një vend tërësisht i ndryshëm, shumë i ndryshëm falë jush, në fillim si kryebashkiaku më i dashur që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, dhe tani si kryeministri më i dashur që ka Shqipëria”, tha Peres.
Ish-Presidenti Peres u shpreh se e sheh të ardhmen e Shqipërisë premtuese, duke ofruar gatishmërinë për ndihmë dhe bashkëpunim, si mënyra më e mirë që vendet të mbështesin njëri-tjetrin drejt prosperitetit.
“Jam shumë i prekur kur ju shoh këtu ju. Shqipëria është një vend i vogël ashtu sikurse ne. Vogëlsia dhe madhështia në ditët e sotme nuk maten nga madhësia territoriale apo numri i popullsisë, por maten vetëm nga vlerat dhe cilësia e edukimit që një vend mbart. Me sa di unë ju keni ende probleme, por çfarë bëtë në një kohë të shkurtër është fantastike, ndaj dua t’ju përgëzoj që jeni duke rilindur Shqipërinë që të ketë bukurinë e tokës së saj, mirësinë e njerëzve të saj dhe për përpjekjet për t’u bërë një vend që nuk bazohet vetëm në bukurinë e tokës tuaj, por edhe në shkencë dhe teknologji. Me aq sa mundemi, do të jemi më shumë se të lumtur që t’ju ndihmojmë sepse vendet e vogla mund të bëhen të mëdhenj, jo nëpërmjet ushtrive, por nëpërmjet edukimit. Për mua ky nuk është vetëm një takim diplomatik, por edhe një event shumë emicionues”, tha Peres.
Nga ana e tij, Kryeministri vlerësoi figurën e spikatur dhe popullore të ish Presidentit të Izraelit Shimon Peres, si mbartës së mesazheve të mirëkuptimit e bashkëjetesës në paqe mes vendeve.
Kryeministri Rama i dorëzoi ish Presidentit Peres, Medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrisë.
“Për gjithçka jeni dhe përfaqësoni, për të “urtin” e Izraelit, ju falënderoj me zemër dhe, në emër të qeverisë shqiptare dhe të gjithë atyre, nëse me lejohet, që u mblodhën sonte këtu, ju dorëzoj Medaljen e Mirënjohjes se Kryeministrisë”, tha Rama.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023