Izraeli njihet si partner zyrtar i NATO-s


NATO-ja do të njohë një përfaqësues zyrtar të Izraelit dhe do t’i garantojë Izraelit një zyrë të përhershme në selinë e tij në Bruksel, njoftoi Ministria izraelite e Punëve të Jashtme.

“NATO-ja ka njoftuar Izraelin se ai mund të hapë një zyrë në selinë e organziatës dhe të plotësojë procesin e prezantimit të kredencialeve të përfaqësuesit të tij në NATO”, thuhet në këtë njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ky rezultat erdhi pas përpjekjesh të gjata diplomatike nga ana e Izraelit, i cili është një partner por jo një anëtar i Aleancës së Atlantikut.

Ambasadori izraelit në Bashkimin Evropian, David Walzer, shërben gjithashtu si përfaqësues në NATO, por deri tani misioni izraelit nuk është njohur zyrtarisht nga Aleanca.

Disa shtete anëtare të NATO-s i janë kundërvënë një bashkëpunimi të ngushtë me Izraelin, duke argumentuar se mund të dëmtojë marrëdhëniet me vendet myslimane.

Deri tani 28 vendet anëtare të Aleancës kanë rreth 40 shtete partnere.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Si një diplomat e bëri një shesh në Tiranë simbol paqeje!

"The Jerusalem Post": Ëndrra e diplomatit izraelit, një homazh i përheshëm për Shimon Peres në zemër të Shqipërisë

Shqipëri

Dita e Kujtesës, Hasani: Shqipëria, ndër shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë

6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023