Ambasadori Rodkin viziton qendrën e fëmijëve autikë


Kreu i trupit diplomatik të Izraelit akredituar në vendin tonë, ambasadori Boaz Rodkin, ka vizituar Qëndrat Rajonale të Autizmit 1&2. I pritur nga presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar, Dr.Liri Berisha, ambasadori Rodkin është njohur me ambjentet, shërbimet terapeutike si dhe me modelet e organizimit të punës së ngritur.

Amasadori Izraelit u shpreh i impresionur për infrastrukturën dhe punën që behët në qendra. Ai mbeti I surprizuar kur mësoi se qëndra të tilla janë vënë në funksion të vendeve të Rajonit me përgatitje stafesh dhe specialistësh.

Ambasadori Rodkin premtoi se do të ofronte mbështetjen e tij në vendosjen e kontakteve me institucione dhe profesionistë që merren me autizmin në Izrael, një shtet shumë I përparuar në standarte mbi punën që bëhet me fëmijët me autizëm.

Në takim mori pjesë edhe Znj. Linda Dean , përfaqësuese e organizatës “People to People”.

Të ftuarve Dr. Liri Berisha u dhuroi flamurin e tyre kombëtar, një punim artizanal nga duart e fëmijëve me çrregullim të autizmit nën asistencën e terapistëve.

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023