Mars 1967, historia e bukës së ardhur nga Izraeli për hebrenjtë e Shqipërisë

Shqipëria është konsideruar si atdhe rezervë për hebrenjtë. Është përdorur ky togfjalësh nga Lidhja e Kombeve qysh pas Luftës së Parë Botërorë, ndërsa në Luftën e Dytë Botërore  Shqipëria do të kthehej në një shtëpi të sigurtë për hebrenjtë. Sot festohet 25-vjetori i marrëdhënieve shqiptaro-izraelite, por marrëdhënia mes dy vendeve është shumë herë më e hershme. Pjesa më e rëndësishme e marrëdhënieve mes dy popujve është ajo e Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria ishte vendi i shpëtimit të hebrejve nga vdekja. Në atë kohë, erdhën në Shqipëri hebrenj nga Austria, Greqia, Serbia, Bullgaria, Maqedonia, Rumania e gjetkë. Studiuesit kanë publikuar lista të herbenjve që arritën të shpëtojnë falë shqiptarëve. Në Shqipëri u shpëtuan deri në fund të Luftës Dytë Botërore të paktën 3 240 hebrenj. Qytetet shqiptare si Berati, Elbasani, Kruja, Kavaja, Shijaku, Vlora, Durrësi, Tirana, Shkodra, Gjirokastra e të tjerë, u bënë streha e sigurtë e hebrenjve.

Pra, Shqipëria i strehoi dhe i respektoi zakonet, festat e hebrenjve, nuk ua ndaloi fenë.

Në mesin e muajit mars, herbrenjtë kishin një festë të tyren fetare dhe për ta festuar iu duhej një lloj buke unike që gjendej në Izrael. Çdo vit vinte nga Izraeli një sasi buke e nevojshme që hebrenjtë e Shqipërisë të mund ta festonin. Kjo zgjati deri në vitin 1967, kur regjimi komunist ndali ushtrimin e  fesë për të gjtiha besimet. Një artikull i botuar në Shqiptarja.com, jep detaje të këtij momenti.

Buka e ndaluar e hebrenjve

Në mars 1967, në një vapor në portin e Durrësit ishin bllokuar 7 kuintal bukë. Ishin dërguar nga Izraeli në adresë të besimtarëve hebrej për festën e tyre fetare, që festohet në mes të muajit mars. Kjo gjë ndodhte prej shumë vitesh. Edhe më parë kishte pasur pengesa, në të shumtën e herëve burokratike, por gjithnjë, komuniteti i vogël hebre në Shqipëri, ia kishte dalë t’i siguronte peksimetat dhe të tjera dërgesa nga Izraeli dhe i kishin vijuar ritet e tyre me besnikëri. Por në mars të 1967 duket se shënohet fundi i kësaj tradite, të paktën zyrtarisht, në Shqipërinë komuniste. Me ndalimin e çdo riti fetar në Shqipëri, edhe hebrejtë nuk u lejuan më të praktikojnë besimin e tyre. Madje ndaj tyre u ushtrua po aq dhunisht ndalimi i çdo riti e tradite fetare, sikurse për fenë myslimane e katolike.

Dokumenti sekret i 4 marsit ’67, i zbardhur nga Shqiptarja.com, që na e vërteton këtë, ka lidhje pikërisht me bukët karakteristike që hebrejve ju vinin çdo vit nga Izraeli.

Sekretari i parë i Komiteitt të Partisë rrethit Durrës, Rita Marko, i shkruan Komitetit Qëndror, duke specifikuar Ramiz Alinë dhe i raporton për këtë çështje. Sekretari i parë Marko njofton se “kanë ardhur 7 kuintalë bukë e tillë në adresë te Haim J. Battino, me banim në Tiranë (rruga “Prokop Myzeqari”, nr. 41)…” dhe më tej shkruan se është pikërisht ky person që e bën mandej shpërndarjen e bukës në gjithë besimtarët hebrenj. Ai bën me dije se edhe vitin e kaluar ka qenë i njëjti problem dhe se ishte propozuar që të trefishohej taksa doganore, por propozimi nuk ishte marrë parasysh nga kryeministria. Në kuadër të luftës kundër ideologjisë e paragjykimeve fetare, Rita Marko propozon të ndalohet edhe ky rit fetar.

Në dosjen ku ruhet, në fondin 14 në AQSH, përveç kësaj shkrese është vënë në ruajtje edhe një pusullë me shkrim dore, ku njoftohej dy ditë më vonë, një nga drejtuesit e sektorit të propagandës në Komitetin Qëndror, Dashnor Mamaqi, të cilit i thuhet se me porosi të Hysni Kapos do të hetohet se cili është ky person (Haim J. Battino) në adresë të të cilit kanë ardhur bukët.

Dosja arkivore nuk e zbardh të plotë  përfundimin e kësaj ngjarje, por sipas burimeve arkivore të mëvonshme del se kjo çështje u mbyll këtu dhe nuk u lejua më që këto bukë të shkonin në adresë të hebrejve që jetonin në Shqipëri.

 

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023