Ministri Krasniqi fton bizneset nga Izraeli të investojnë në bujqësinë e Kosovës


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputeti Besim Beqaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael me ftesë të Institutit Izraelit për Eksport dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (IIEBN).

Në këtë vizitë dy ditore ai ka takuar drejtuesit e këtij instituti, drejtuesit e Agjencisë e Izraelit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar – MASHAV në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, përfaqësues të kompanive kryesore të fushës së bujqësisë, si dhe krerët e Qendrës Volkani në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, që përbëhet nga gjashtë institute shkencore dhe kërkimore në fushën e bujqësisë.

Në takim me Kryetarin e Institutit Izraelit për Eksport dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ramzi Gabbay, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, në shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen që institucionet e ndryshme të bujqësisë në Izrael mund të japin për bujqësinë në Kosovë.

Gabbay shprehi gatishmërinë për të ndihmuar bashkëpunimin me bizneset dhe institucionet përkatëse në Kosovë në funksion të avancimit të bujqësisë në vendin tonë.

Ministri Krasniqi, në takimin me Gabbay, por edhe në takimet me udhëheqësit ekzekutiv të IIEBN, prezantoi të arriturat dhe sfidat në bujqësinë në Kosovë, duke potencuar faktin se ky sektor po trajtohet me prioritet në vitet e fundit.

Ai theksoi nevojën për fillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, duke thënë se Izraeli mund të japë një mbështetje me përvojat e çmueshme që ka në zhvillimin e bujqësisë, veçanërisht në sektorin e ujitjes.

Më pas, nën organizimin e IIEBN, ministri Krasniqi ka takuar edhe drejtues të dhjetë kompanive me renome në sektorin e bujqësisë në Izrael, para të cilëve ka prezantuar gjendjen në bujqësinë e Kosovës dhe mundësitë që ajo ofron për investime.

Ai i ftoi ata që ta kenë Kosovën në hartën e tyre të investimeve në të ardhmen, duke thënë se Qeveria e Kosovës do të jetë në mbështetje të investimeve që do të përshpejtojnë zhvillimin e bujqësisë në vend dhe që do të hapin vende të reja të punës. Ai përmendi se sektorët e pemëve dhe perimeve, qumështit dhe mishit, por edhe ujitja e tokave bujqësore janë disa nga fushat më potenciale për investime.

Drejtuesit e bizneseve nga Izraeli, duke paraqitur përvojën dhe portofolet e tyre afariste, shprehën interesimin e tyre për të shqyrtuar mundësitë e investimeve në Kosovë dhe për të thëlluar bashkëpunimin me bizneset nga Kosova në fushën e bujqësisë.

Për këtë gjë u tha se do të ketë komunikim të vazhdueshëm, në mënyrë që të ketë bisedime konkrete, përmes organizimit në Kosovë të një Forumi të Bizneseve nga të dyja vendet.

Edhe në takimin me Drejtorin e Agjencisë Izraelite për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar – MASHAV, Ambasadorin Gil Haskel, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e ekonomisë. Ministri Krasniqi tha se të dy vendet kanë shumë mundësi bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe bujqësisë në veçanti. Ai theksoi se përvoja e Izraelit është një model tejet i mirë, nga i cili Kosovë mund të përfitojë shumë.

Nga ana e tij, Haskel shfaqi përkushtimin dhe gatishmërinë e institucionit që drejton për të forcuar bashkëpunimin me Kosovën, duke filluar nga pranimi i zyrtarëve publikë kosovarë në trajnime profesionale për fusha të ndryshme në Izrael, që organizohen në kuadër të MASHAV.

Gjatë vizitës në Izrael, ministri Krasniqi dhe deputeti Beqaj takuan edhe drejtuesit e Qendrës Volkani që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Izraelit. Me këtë rast, ata u njoftuan nga afër me kërkimet shkencore që bëhen në kuadër të gjashtë instituteve të Qendrës Volkani.

Në këtë vizitë u shfaq interesim për mundësitë e bashkëpunimit, në veçanti për metodat më moderne të ruajtjes së pemëve dhe perimeve pas vjeljes, një proces për të cilin ky institut ka bërë zbulime të rëndësishme shkencore. Ministri Krasniqi gjatë vizitës së tij ka takuar edhe zyrtarë e përfaqësues të organizatave të ndryshme në Izrael, duke përfshirë edhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bardhyl Canaj. /Telegrafi/

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023