Kinemaja izraelite vjen në Festivalin e Filmit me “Dënimet me burg të përjetshëm”

Filmi izraelit prezantohet sot në festival me “Life sentences”. Me regji dhe skenar nga Nurit Kedar dhe Yaron Shani


Nga Julia Vrapi, Gazeta Sot

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në edicionin e tij të 11 po prezanton prodhime filmash, të cilët sjellin ngjarje dhe histori të ndryshme për publikun. Me temën e këtij viti, migracioni, filmat vijnë nga shtete të ndryshme dhe në Shqipëri po prezantohen për herë të parë për publikun. Filmi izraelit prezantohet sot në festival me “Life sentences”. Me regji dhe skenar nga Nurit Kedar dhe Yaron Shani, dokumentari 69 minuta në historinë e tij është prodhim i vitit 2013 në Izrael. I lindur në Izrael nga një baba palestinez dhe një nënë hebreje, jeta e familjes së Mommyit (Shlomos) shkatërrohet kur zbulohet se ka qenë babai i tij pas dhjetëra sulmesh misterioze terroriste, të cilat tronditën Izraelin në fund të viteve ’60-të. Duke ikur me nënën dhe motrën e tij në Komunitetin Ultra-Ortodoks të Montrealit, Mommy lufton për të bashkuar identitetet e tij kontradiktore. Një vështrim interesant dhe shumë domethënës se si një luftë në dukje e pamundur për identitet e çon një njeri në një përqafim vërtet përdëllyes ndaj njerëzimit. Filmi tregon historinë epike të një ati dhe një biri. Njëri është një simbol kombëtar, fort i dashur nga një komb i tërë. Tjetri është një djalë i vetmuar, i huaj ndaj çdo forme identiteti. Atë çka babai vlerësonte “diçka për të cilën të vdesësh”, djali e konsideron si një përrallë. Fauzi Nimer ishte gjithmonë një i burgosur. Ai arriti të çlirohej nga familja e tij duke u martuar me një hebreje. Më pas ai u bë një terrorist dhe u mbyll në një burg të vërtetë. Kur u lirua, ai u bë një i burgosur i OÇP-së dhe simboli që ai personalizoi. Tani ai është i burgosuri më i fundit – një i burgosur i trupit të tij të sëmurë. Një portret familjeje, i cili do të lidh të kaluarën dhe të tashmen për të krijuar një mozaik kujtimesh, ndjenjash të një historie të ashpër të parrëfyer. E gjithë kjo histori filmi që vjen me titullin “Dënimet me burg të përjetshëm” do të prezantohet sot në orën 17.00 në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”.

Aktiviteti i regjisorëve

Regjisorja Nurit Kedar është e njohur në realizimin e filmave dokumentarë në Izrael. Për një kohë të gjatë ajo ka punuar në departamentin e lajmeve të Kanalit të Izraelit 1 në Uashington, SHBA. Në fillim të viteve ‘90, ajo u kthye në Izrael, duke vijuar sërish me realizimin e filmave. Kedar ka fituar çmim për dokumentarin më të mirë të Izraelit në Festivalin e Filmit të Jerusalemit 1994. Filmi Kedarit për zhdukjen dhe vrasjen e supozuar të mijëra hebrenjve të rinj gjatë luftës fitoi çmim në Festivalin e Filmit të Jerusalemit të vitit 2001. Në vijim të aktiviteti të saj me filmin, regjisorja izraelite ndërsa ka vijuar dhe me të tjera vlerësime ka pohuar dhe për sulmet që i janë bërë asaj për filmat, për shkak të problemeve që trajtonte, të cilat nuk ishin të vogla. Në aktivitetin e saj me filmin, Nurit Kedar vijon të jetë në qendër të vëmendjes dhe në festivale të tjera të filmit në botë. Gjithmonë me punën e saj për tema të prekshme të shoqërisë, regjisorja vazhdon të ketë interes të audiencës me filmat e saj. Ndërkaq që regjisori Yaron Shani gjithashtu është i njohur për veprat e tij filmike, por dhe në krijimtarinë me skenare. Një emër, i cili me filmin ka bërë emër dhe për aktivitetin e tij nuk kanë munguar shkrime në të përditshmet në Amerikë, Shani këtë herë në këtë film vjen edhe si skenarist. I lindur të Tel Aviv, Yaron Shani ka një krijimtari e cila nuk ka shpëtuar dhe nga vlerësimi i kritikës së filmit. Të njohur në fushën e filmit dokumentar, Kedar dhe Shani në festivalin që po zhvillohet te “Marubi” sjellin “Dënimet me burg të përjetshëm”, ku dhe publiku shqiptar ka mundësi të njohë një tjetër histori që tregon shumë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023