Jeta e hebrenjve në Shqipëri më 1991, përmes 30 fotove në ekspozitë


Ekspozita “Hebrenjtë në Shqipëri” vjen përmes 30 fotove në Akademinë e Shkencave. Ekspozita përcjell momente të ndryshme nga jetesa e komunitetit hebre në vendin tonë. Fotot mbajnë emrin e artistit izraelit Doran Bacher. Objektivi i shërbeu për të dokumentuar jetesën e komunitetit hebre në Shqipërinë post-komuniste dhe të 30 fotot shënojnë vitin 1991.

Jeta në Tiranën e asaj kohe, pritjet në aeroport për të ikur nga Shqipëria, radhët në dyqanet e vitit 1991, momente në familje, etj, vijnë përmes fotove në Akademinë e Shkencave. Ambasadori i Izraelit në Tiranë, z. Boaz Rodkin tregon se këto fotografi reflektojnë momente të veçanta të jetës në Shqipëri.

“Realizuesi i tyre nuk përpiqet të prezantoje vetëm portretet, por edhe situatën ekonomike në të cilën ata jetonin. Përmes këtyre fotografive dhe shumë të tjerave, izraelitët janë prezantuar me Shqipërinë, që strehoi dhe mbrojti hebrenjtë nga nazizmi”, shprehet ambasadori Rodkin.

Sipas tij, janë me qindra izraelitët që vizitojnë vendin tonë, komunitetin e hebrenjve, që zgjodhën të jetojnë në Shqipëri pas hapjes së kufijve. “Në Izrael, kemi edhe ne komunitetin shqiptar. Ajanë një urë lidhëse mes jush dhe nesh”, vijon z. Boaz Rodkin, ambasador i Izraelit në Tiranë.

Por në fjalën e tij gjatë prezantimit të kësaj ekspozite në Akademinë e Shkencave, ambasadori risolli në vëmendje se edhe pse hebrenjtë shpesh janë dëbuar nga tokat e tyre dëshira për tu rikthyer në atdhe asnjëherë nuk është braktisur.

“Gjatë historisë, hebrenjtë shpesh kanë migruar ose dëbuar nga tokat e tyre. Edhe pse të shpërndarë në të gjithë botën, dëshira e madhe për t’u kthyer në atdheun e tyre asnjëherë nuk është braktisur. Në brezat tona, ne kemi eksperimentuar një nga mrekullitë, që ju ka ndodhur ndonjëherë hebrenjve dhe është mrekullia e emigracionit, e cila që ditën e parë, kurrë nuk pushojë të rrjedh për shtetin e Izraelit”, shton më tej ambasadori Rodkin.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023