Elbit, dy kontrata me vlerë 540 milionë dollarë për furnizime ushtarake
(Izraelisot) – Kompania elektronike izraelite e mbrojtjes, Elbit Systems Ltd. bëri të ditur se kishte fituar një kontratë prej 300 milionë dollarësh për të furnizuar me sisteme kontrolli dhe komandimi një klient nga rajoni i Paqësorit Aziatik. Kompania tha se, projekti do të zhvillohet brenda tre vjetësh.
Lajmërimi i kësaj kontrate të fundit vjen vetëm 24 orë pasi kompania e bazuar në Haifa bëri të ditur se kishte siguruar një kontratë prej 240 milionë dollarësh nga një vend afrikën, për furnizimin me pajisje të ushtrisë së tij. Kjo është marrëveshja më e madhe e bërë ndonjëherë në Afrikë nga Elbit.
Presidenti i Elbit Systems, Bezhalel Machlis, tha se ai “ndihej krenar që ishte përzgjedhur për furnizimin me sisteme ushtarake”.
Elbit ishte një lider botëror në fushën e sistemit të kontrollit dhe komandimit.