Ministri i Mbrojtjes: “Në ballafaqimin e ardhshëm, armiku do të paguajë një çmim të rëndë”


Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Liberman, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Gadi Eizenkot, gjeneralë, komandantë dhe ushtarë morën pjesë në një ceremoni në të cilën u nderuan me certifikata 31 oficerë dhe ushtarë nga njësi të ndryshme të njësive të ushtrisë izraelite në ajër, det dhe tokë.

“Një komandant është së pari dhe para së gjithash një lider, një edukator. Është ai që jep drejtimin e duhur, në lidhje me vlerat e ushtrisë izraelite dhe standardit të demokracisë izraelite. Unë e di mjaft mirë se jeni fanari që udhëheq gjithë kampin”, tha Liberman.

Ministri i mbrojtjes shtoi: “Ne jetojmë në një realitet të ri të një Lindje të Mesme të re, e cila është më e keqe sesa ajo e vjetër. Dhe në këtë realitet të ri të tmerrshëm, ne duhet të përballemi me teste të vështira. Ballafaqimi i ardhshëm, nëse do të ndodhë, do të ketë një karakter komplet ndryshe, kur armiqtë tanë do të përpiqen të sulmojnë fillimisht qendrat e populluara dhe infrastrukturën civile. Kështu, ne ne nuk do të kemi luksin e një lufte të gjatë”.

“Në çdo konfrontim ne duhet ta udhëheqim nga momenti i parë me profilin më të lartë, duke përdorur gjithë fuqinë e Ushtrisë izraelite”, vazhdoi Liberman.

Nëse dikush do të kalojë vijën e kuqe, pala tjetër duhet ta dijë më përpara se do të paguajë çmim të rëndë”, theksoi ministri i mbrojtjes izraelite.

 

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023