
Gëzuar festën e Sukkot – Hag Sukkot Sameah!

Sot populli hebre nis festimet e “Sukkot”, një festivali një javor që përkujton Eksodin nga Egjipti në shekullin e 13-të përpara Jezu Krishtit, duke i dhënë fund skllavërisë.
Izraelitët biblikë brodhën për 40 vjet në shkretëtirë duke jetuar nëpër tenda pas eksodit nga Egjipti deri në sistemimin në atdheun e tyre aktual.
Fjala hebraisht për “sukkot” është shumësi i fjalës “sukkah”, që do të thotë “tendë apo strukturë e lehtë lëvizëse”.
Gjatë festës një javore, ushqimet konsumohen brenda tyre dhe gjithashtu flihet po aty.