Reforma dhe Izraeli, një çështje ende e hapur


Nga Dr. Jürgen Bühler, President i ANKJ

Ky 31 Tetor shënoi 500 vjetorin e fillimit të Reformacionit që e ka zanafillën në 1517 kur Martin Luteri gozhdoi “95 Tezat e tij” në dyert e Kishës së Gjithë Shenjtorëve në Vitenberg të Gjermanisë. Lëvizja ungjillore sot nuk mund të mendohet pa ndryshimet që sollën reformatorë të tillë të mëndhenj si Luteri, Kalvini dhe Uesli apo edhe shumë të tjerë që rizbuluan të vërtetat e vjetra të Shkrimit dhe kështu ngjallën krishtërimin e vërtetë.

Që nga ajo kohë, Kisha ka vazhduar të rizbulojë të vërteta biblike dhe të përjetojë reformim. P.sh, neve jemi kthyer tek thirrja jonë themeltare për mision global që është përfshirë në Urdhërimin e Madh. Ka patur një kohë kur shumica e kishave nuk kishin vizion për të humburit, qoftë në kontekstin lokal apo në atë ndërkombëtar për vende të largëta përreth globit. Por për shkak të vëllezërve moravianë dhe misionarëve të mëvonshëm si Hadson Teilëri dhe Uilliam Keri, pothuajse çdo kishë ungjillore sot ka një vend në buxhetin e saj për misionin dhe për programe të tjera që kërkojnë të shpëtojnë të humburit qofshin këta afër apo larg.

Por ka ende një pjesë të papërfunduar të Reformacionit dhe që ende nuk shihet si e domosdoshme për t’u pranuar nga kisha universale ajo është roli i përhershëm i popullit hebre në planet shpenguese të Perëndisë për botën. Luteri e çeli rrugën për këtë ndryshim të domosdoshëm duke e vendosur Biblën në duart e besimtarëve të zakonshëm në gjuhën e tyre amtare por ai gjithashtu përjetësoi anti-semitizmin tradicional të krishterë gjatë fundit të jetës së tij duke penguar mundësinë që kujdesi për Izraelin të rrënjosjet .

Reformimi për Izraelin

Nga të gjitha ndryshimet e sjella nga Luteri, ndikim më afatgjatë mbi kishën ka patur përkthimi i tij i Biblës nga latinishtja në gjuhën gjermane të përditshme. Kjo u dha mundësinë të krishterëve të zakonshëm të lexojnë dhe interpretojnë vetë fjalën e Perëndisë. Më përpara quhej sakrilegj të lexonin dhe interpretonin për veten e tyre fjalën e Perëndisë. Vetëm priftërinjtë dhe të shkolluarit mund ta lexonin dhe ata shpesh i shtrëmbëronin të vërtetat e saj për interesat e tyre vetjake. Por përkthimi i Biblës në masë të gjerë do të transformonte shoqërinë anëembanë botës, sepse më shumë të vërteta biblike u zbuluan dhe filluan lëvizje ungjillore tërësisht të reja.

Ndërsa të krishterët studiuan Biblën ata zbuluan që një nga të vërtetat e mëdha të Shkrimit që u ishte fshehur qe besëlidhja e parevokueshme e Perëndisë me Izraelin. Me disa përjashtime, shumica e kishave përgjatë historisë nuk kuptuan apo vlerësuan thirrjen hyjnore të Izraelit dhe hebrenjve. Në fakt, ata  mësuan që Perëndia i kishte braktisur hebrenjtë dhe i kishte mallkuar me endje të përhershme. Ata këmbëngulën që kisha e ka zëvendësuar Izraelin si vegël shpenguese e Perëndisë në botë dhe nuk ka më një shans kombëtar për popullin hebre për të trashëguar atdheun e tyre të lashtë. Për shekuj kjo ka qenë pikëpamja mbizotëruese në shumicën e kishave të Europës. Çdo pikëpamje tjetër shtypej egërsisht. Në 1589, një nga klerikët e parë që foli haptaz për mëkëmbjen e Izraelint – Fracis Ket – u dogj i gjallë në turrën e druve për besimin e tij “heretik”.

Por sot, neve po përjetojmë një valë të madhe reformimi në kishë dhe kjo ka të bëjë me Izraelin. Kisha e hershme i kuptoi qëllimet e përjetshme të Perëndisë për Izraelin dhe lidhjen tonë shpirtërore me popullin hebre dhe kjo njohuri po përtërihet brenda familjes së krishterë. Unë besoj se në dekadat e ardshme nuk do të ketë kisha që të mos kenë ndonjë lidhje me Izraelin dhe të vendosin një buxhet për të bekuar Izraelin siç edhe bëjnë natyrshëm për misionin.

Ky ndryshim madhor po ndodh sepse të krishterët tani janë ndërgjegjësuar që Perëndia ka ndryshuar në mënyrë dramatike qëndrimin e tij ndaj Izraelit. Kombi i mëkëmbur hebre e provon këtë ndryshim madhor ashtu si edhe profeti Zakaria paratha: “Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: “Ashtu si vendosa t’ju bëj keq kur etërit tuaj më provokuan zemërimin”, thotë Zoti i ushtrive, “dhe nuk u pendova, kështu, këto ditë kam vendosur rishtas t’i bëj mirë Jeruzalemit dhe shtëpisë së Judës.”(Zak.8:14-15) Me fjalë të tjera, Perëndia ka kaluar në një fazë tjetër në marrëdhënien e tij me popullin e tij të zgjedhur. Gjatë 100 vjetëve të shkuara, Perëndia ka bërë në ndryshim marshi nga ai pas tek ai të shkuarit përpara. Në vend që të shpërndaj Izraelin, ai po i kthen ata ashtu si edhe parathanë profetët. Askush nuk mund të mohojë këtë sinkronizim të profecisë biblike me ngjarjet aktuale në Lindjen e Mesme.

Kjo do të thotë që teologjia e zëvendësimit (shpesh e maskuar si teologji e përmbushjes) nuk gjen mbështetje tek realitetet aktuale në botë. Shteti i ri i Izraelit është një gjë e pamohueshme që tregon plotësisht se Zoti është një Perëndi që mban besëlidhjen. Për 1900 vjet, askush nuk pyeti “Si të kthejmë hebrenjtë në atdheun e tyre të lashtë?” Por ja që sot duhet të përballemi me këtë pyetje. Kjo nuk ka ndodhur herë të tjera në historinë e botës sepse asnjë brez tjetër besimtarësh johebrenj është marrë me të. Kjo do të thotë që vitet e ardhshme të përtëritjes së kombit hebre, qoftë kjo fizike apo shpirtërore, do të jenë një kohë plot me të papritura në historinë e kishës!

 

Le të kthehemi pas tek fillesat tona

E mira e kësaj që po themi është se nuk na duhet të shpikim ndonjë teologji të re. Shumica e Dh.R u shkrua në një periudhë të historisë që përfshinte ekzistencën e një tërësie politike hebrease në truallin e Izraelit. Prandaj nëse duam të dimë sesi apostujt i mësuan kishat johebrease për marrëdhënien e tyre me popullin hebre, mund të gjejmë që Shkrimet janë të qarta në mënyrën sesi kisha duhet të trajtojë Izraelin sot.

  1. Kujtoni të kaluarën tuaj pagane

Apostulli Pal u kujtoi besimtarëve johebrenj në Efes dhe Romë se nga cila origjinë pagane kishin dalë. Sot pas 2000 vjetësh krishtërim që është përhapur në skajet më të largëta të tokës, na duket e çuditshme të quajmë veten paganë. Por Pali duhet ti kujtojë kishës në Romë që si johebrenj, ata ishin si një degë ulliri i egër. Ullinj të tillë të egër prodhojnë fruta që nuk haen dhe nuk janë veçse shkurre të pavlefshme.

Kishës në Efes, Pali u bën thirrje “Prandaj kujtohuni se dikur ju johebrenj në mish, … ishit në atë kohë pa Krishtin, të huaj në qytetërinë e Izraelit dhe të huaj për besëlidhjen e premtimit, pa pasur shpresë dhe duke qënë pa Perëndi në botë.” (Efes.2:11-12) Pali u kujton të dyja kishave që vetëm pasi ata kishin vendosur besimin në Krishtin Hebre ata qenë pajtuar me Perëndinë dhe u bënë pjesë e popullit të Tij. Vetëm librat e hebrenjve, Bibla, na dha shpresë që mund të njohim një Perëndi që na do. Kjo do të thotë që çdo kishë hebrenjsh ka nevojë të jetë e përulur dhe të mos harrojë të shkuarën e tyre.

  1. Pranoni rrënjët hebraike të besimit tuaj

Pali i thotë kishës në Romë: “Mos u mburr kundër degëve: por nëse mburresh kundër tyre, mos harro se nuk e mban ti rrënjën, po rrënja të mban ty.” (Rom.11:18) Kjo do të thotë që të krishterët johebrenj nuk duhet të mohojnë apo përqeshin origjinën hebraike të besimit të tyre por ta ushqejnë atë siç bëhet me rrënjët e një peme. Adam Klark e thotë shumë bukur që përmes hebrenjve “ na janë dhënë të gjithë bekimet dhe shkëlqimin që gëzojmë tani”. Apo si edhe vetë Jezusi mëson “Shpëtimi vjen nga judenjtë!” (Gjoni 4.22) Kjo do të thotë që çdo kishë e Dhjatës së Re duhet të pranojë rolin e Izraelit si një burim “bekimi për të gjitha familjet e tokës” dhe të respektojë rrënjët hebreaike të besimit tonë.

  1. Çmoni thirrjen e pakthyeshme të Izraelit

Letrat e Dhjatës së Re theksojnë shumë thirrjen e përjetshme të Izraelit. Ndonëse hebrenjtë ende nuk e pranojnë Jezusin si Mesian e tyre dhe mund të jenë “armiq të ungjillit”, Pali ende i quan ata “dashur për shkak të etërve” (Romakëve 11:28) Kjo do të thotë që nëse Perëndia ende e do Izraelin ashtu siç është, kisha duhet që ta dojë njësoj. Pali e kundërshton plotësisht çdo teolog të zëvendësimit sot “Ç’të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do ta anulojë, vallë, besnikërinë e Perëndisë?Kurrë mos qoftë; përkundrazi, qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar, …”. (Romakëve 3:3-4) Prandaj edhe kur janë të pabesë, Perëndia ende është besnik ndaj besëlidhjes së tij sepse ai nuk mund të mohojë vetveten. Çdo gjë tjetër përveç kësaj është një gënjeshtër. Kjo do të thotë që çdo kishë e Dh.R duhet të mbajë dhe shpallë thirrjen e përhershme të Izraelit.

  1. Pranoni borxhin shpirtëror që i keni Izraelit

Pali u bëri të qartë besimtarëve johebrenj që populli hebre na siguroi gjithçka të nevojshme për të patur një marrëdhënie me Perëndinë. Bibla është një libër hebre, neve i shërbejmë një Krishti hebre dhe ishin apostuj hebrenj ata që përhapën ungjillin në të gjithë botën pagane. Prandaj Pali shpall që besimtarët johebrenj i janë borxhlinj Izraelit.

“Por tani unë po shkoj në Jeruzalem, për t’u shërbyer shenjtorëve, sepse atyre nga Maqedonia dhe Akaia u pëlqeu të japin një ndihmesë për të varfërit që janë ndër shenjtorët e Jeruzalemit. Kjo u pëlqeu atyre me të vërtetë, sepse u janë debitorë; sepse, në qoftë se johebrenjtë, pra, janë bërë pjestarë bashkë me ta për të mirat frymërore, kanë detyrë t’u shërbejnë atyre edhe me të mira materiale.” (Romakëve 15:26–27)

Kjo do të thotë që çdo kishë e Dh.R ka nevojë të jetë e qëllimshme në kthimin e këtyre bekimeve të marra përmes popullit hebre.

  1. Prisni përtëritjen e Izraelit

Në DH.R, apostujt jo vetëm pohojnë thirrjen e përhershme mbi Izraelin por ata bëjnë thirrje që të mbajmë shpresë për mëkëmbjen e Izraelit. Kjo provohet edhe nga pyetja fundit që iu Jezusit para largimit të tij në qiell ”Zot, a do ta rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?”. (Vep.1.6)

Pali gjithashtu ia transmeton këtë shpresë kishës së Romës “Sepse, në qoftë se refuzimi i tyre është pajtim për botën, ç’do të jetë ripranimi i tyre, përveç se kalimi prej vdekjes në jetë?” (Romakëve 11:15) Me fjalë të tjera, ai pret që Izraeli të bekohet dhe të thirret ende në të ardhmen. Kjo do të thotë që çdo kishë duhet të përqafojë një teologji të shpresës përsa i takon Izraelit dhe të mbështesë mëkëmbjen e plotë të tij.

Lidhuni me Izraelin!

Ashtu si vizioni për misionin global u përtëri brenda kishës, ashtu duhet të reformohemi për tu lidhur me kishën me rrënjët e saj hebraike. Në kohët që po vijnë, një kishë e shëndetshme nuk mund të mohojë më Izraelin. Kjo duhet të mësohet nga çdo podium dhe të jetë një pjesë integrale në aktivitetet, lutjet dhe të dhënit në çdo kishë. Kjo po ndodh tani kudo në botë. Bashkohuni me pastorë dhe besimtarë nga e gjithë bota në këtë udhëtim emocionues dhe historik. Është koha të mbarojmë Reformën e lënë në mes.

Gezuar 125 vjetorin e Vellazerise Ungjillore te Shqiperise!

Ju bekofte Zoti nga Sioni!

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023