
Festa e Hanukah në komunitetin shqiptaro-hebre në Ashdod
Ambasada e Shqipërisë në Izrael festoi së bashku me komunitetin shqiptaro-hebre ndezjen e qirinjve

Ambasada e Shqipërisë në Izrael festoi së bashku me komunitetin shqiptaro-hebre te qytetit te Ashdodit ndezjen e qirijve (Hanukken) dhe zhvilluan një bashkëbisedim te ngrohte.
Sipas zëdhësnësit të ambasadës, u bashkëbisedua dhe u ndanë eksperiencat e tyre për integrimin e suksesshëm në shoqërinë izraelite.
“Ndame ide dhe mendime se si te intensifikojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Falënderim i veçante për familjen Gani, e cila u be nismëtare e këtij takimi”, tha zëdhënësi.