Startupet izraelite grumbullojnë mbi 5 miliardë dollarë gjatë vitit 2017
Startupet izraelite arritën të grumbullojnë mbi 5 miliardë dollarë gjatë vitit 2017, duke thyer rekordin e vitit të kaluar, që kishte arritur 4.8 miliardë dollarë.
Lajmi bëhet i ditur nga portali ekonomik, Globes.co.il.
Në tremujorin e fundit, startupet grumbulluan 1,3 miliardë dollarë: 550 milionë në tetor, 300 milionë në nëntor dhe mbi 500 milionë dollarë në dhjetor.
Të dhënat bazohen me deklaratat për shtyp të kompanive, por shifra besohet se do të jetë më e madhe, pasi disa kompaninë nuk preferojnë që të publikojnë investimet që ato marrin.
Tre startups që morën shuma më të mëdha janë kompania e pajisjeve mjekësore, Insightec (150 milionë dollarë); kompania e sigurimeve online Lemonade (120 milionë dollarë) dhe kompania e imazheve 3D, Vayyar Imaging (45 milionë dollarë).