
Ambasadori Rodkin takon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, pati një takim pune me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, në selinë e këtij të fundit.
“Takim i shkëlqyer me Ministrin e Brndshëm, Fatmir Xhafaj, për lidhjet e thella dhe të fuqishme. Në pritje të eksplorimit më shumë rrugë për bashkëpunim në të ardhmen”, ishte mesazhi i ambasadorit Rodkin në Twitter, duke publikuar edhe foto nga takimi.