23 miliarderët izraelitë, Eyal Ofer më i pasuri me 9,7 miliardë dollarë


Izraeli ka një numër të konsiderueshëm miliarderësh. Aktualisht janë 23 “billionaires” me pasaportë izralite, ndërkohë që në Izrael jetojnë 116 miliarderë,  pasuria e kombinuar e të cilëve arrin së bashku në 168 miliardë USD, sipas revistës izraelite “The Marker”.

Po, cilët janë tre më të pasurit në Izrael?

Izraelisot.com sjell një profil të tyre, duke iu referuar revistës së njohur amerikane “Forbes”, e cila liston në “live” gjendjen e llogarisë së tyre.

 

1)-Eyal Ofer, 9,7 miliardë USD

Me një pasuri prej 9,7 miliardë dollarë , Eyal Ofer, mandati i pronave të patundshme dhe anijeve, renditet i 171-ti në botë. 67-vjeçari izraelit, i lindur në Haifa,  ka zgjedhur të jetojë në Montekarlo. Ai e trashëgoi pjesë nga perandoria e anijeve të themelur nga babai i tij, Sammy Ofer (dikur izraeliti më i pasur) dhe e zgjeroi atë në mënyrë thelbësore. Ai është CEO i Ofer Global, me qendër në Monako, dhe president i Zodiak Group, që zotëron më shumë se 150 anije. Eyal ka formuar një fondacion “Eyal & Marilyn Ofer Family Foundation”, që i dhuroi 15 milionë dollarë për galerinë “Tate Modern” në Londër në vitin 2013. Eyal Ofer zotëron kompani ndërtimi në SHBA, Global Holdings.

2)-Shari Arison, 5,8 miliardë USD

Femra më e pasur në Izrael, Shari Arison, 60 vjeç, e trashëgoi pasurinë e saj nga babai i saj, Ted, i cili themeloi kompaninë e anijeve kroçere Carnival Crop. Shari Arison zotëron aksione në bankën izraelite, Bank Hapoalim dhe në kompannë që merret me infrastrukturën, Shikun & Binui Holdings. Ajo drejton fondacionin Ted Arison Family Foundation, e cila çdo vit kontribuon pa përfitim në shëndetsi, edukim, për personat me aftësi të kufizuar dhe kërkime. Ajo zotëron edhe uebsajtin Goodnet.org.

 

3)- Stef Wertheimer & family, 5.8 miliardë USD

Familja “mbretërore” izraelite porsa u përket financave, Wertheimer, është numri tre aktualisht. Stef Werthmeir është lindur në Gjermani, ai është një nga investitorët, industrialistët dhe filantropistët më të njohur në Izrael. Wertheimer është themeluesi i ISCAR LTd, një kompanie e prodhimit të pajisjeve të precizonit të lartë, ndërkohë që për të blerë të aksioneve të ISCAR, kompania Berkshire Hathaëay e Warren Buffet, njeriut të tretë më të pasur të botës, pagoi 6.05 miliardë dollarë në total.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023