“The Times of Israel”: “Çfarë i bëri myslimanët shqiptarë të rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë nga Holokausti?”

Një nga gazetat më të mëdha në Izrael, “Times of Israel”, i ka kushtuar një artikull të veçantë shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.



Një nga gazetat më të mëdha në Izrael, “Times of Israel”, i ka kushtuar një artikull të veçantë shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ne foto, Rexhep Hoxha (m) dhe Fatos Qyqja (d)

“Çfarë i bëri myslimanët shqiptarë të rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë nga Holokausti?”, është titulli i shkrimit të autorit Cnaan Liphshiz, që shton se “ndërsa ekspertët nuk janë të sigurt nëse religjioni luajti një rol në aktin humanitar, refugjatët hebrenj ishin 10 herë më shumë të shpëtuar sesa në vendet fqinje”.

Në qendër të shkrimit është familja hebreje, e Nissim dhe Sarah Alajdem, dhe djali i tyre 10-vjeçar, Aron, të cilët 75 vjet më parë mbërritën në Shqipëri nga Bullgaria dhe gjetën strehë në Tiranë, në familjen e Rifat Hoxhës, i cili u shpëtoi jetën.

Sipas “Times of Israel”, janë të paktën 2000 hebrenj që shpëtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore nga shqiptarët, për të cilët janë kryer shumë studime dhe janë realizuar filma dokumentarë.

Historia e familjes Aajdjmeve është treguar në dokumentarin e mirënjohur të quajtur “Besa: The Promise” (Besa: premtimi). Tregon historinë e Rifat Hoxhës, i cili drejtonte një dyqan pastiçerie, i cili u bën vend dhe i shpëton ata.

“Ashtu si për të gjithë hebrenjtë e tjerë, që mbijetuan në Shqipëri – shumica e tyre nga vendet fqinje si Greqia, Italia, Bullgaria dhe Serbia – edhe shpëtimi i Alajdemve ishte ‘një sekret i hapur”, shkruan “Times of Israel”, që citon Rexhep Hoxhën, babain e dy fëmijëve, i lindur në vitin 1950. “Jo vetëm që policia e dinte, por që të gjithë fqinjët e dinin gjithashtu. Ishte një rreth heshtje. Është diçka që lidhet me kulturën tonë. Ti nuk e tradhëton mikun tënd, dhe sigurisht nuk e tradhton fqinjin tënd”, thotë Hoxha për agjencinë shtetërore izraelite të lajmeve, JTA.

“Gjyshi im ishte një klerik mysliman. Për të, të linte shtëpinë e tij dhe ta bëntë dhomë për këtë familje hebreje, nuk ka tolerancë më të bukur se kjo”, citohet Hoxha. Izraeli e ka njohur babain e tij në vitin 2015, si “Fisnik midis Kombeve”, një titull honorifik që shteti hebre nderon jo-hebrenjtë që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jo hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Janë 75 shqiptarë që kanë marrë titullin honorofik “Fisnik midis Kombeve”, emrat e të cilëve ndodhen të gdhendur në një pllakë përkujtimore në muzeun e njohur të Holokausit, “Yad Vashem”.

“Shqipëria ka aktualisht 75 të quajtur ‘Fisnikë midis Kombeve’   duket një numër i vogël në terma absolute, por nga ana tjetër, hebrenjtë atje u shpëtuan të paktën 10 herë më shumë sesa në Lituani, e cila ka të paktën 900 fisnikë, apo në Poloni që numëron 6,706”, shkruan “Times of Israel”, që thekson se në Shqipëri përkujtohet “Dita Ndërkombëtare e Holokaustit”.

(Emrat e shqiptareve “Fisnikë midis Kombeve”: kliko mbi linkun
Emrat)

Gjurmët e aspektit të mikpritjes, apo kodit “Besa”, janë ende edhe sot në Shqipëri.

“Nëse unë jam duke udhëtuar për punë dhe më duhet të ri diku, unë kam nevojë vetëm të trokas në derën e dikujt dhe të kem një vend për të fjetur dhe kaluar natën”, citohet nga gazeta izraelite, Petrit Zorba, një meteorolog dhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael.

Sipas Zorbës, shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri, ishte një “çështje e traditës dhe kishte të bënte pak me fenë”. Ndërsa, Baba Mondi, udhëheqësi i Bektashinjve, selia të cilëve është në Shqipëri, tha për gazetën izraelite, se “roli i fesë ishte qendror dhe indirekt”.

“Në Shqipëri është një traditë e tolerancë fetare. Mua nuk do të më vinte keq nëse fëmijët e mi martohen me një hebre, një të krishterë, apo kushdo tjetër. Kështu që, shpëtimi ndoshta nuk ka ardhur nga një urdhër fetar, por vjen nga një ambient fetar në të cilin predikohet se të gjitha qeniet njerëzore janë vëllezërit tanë”, citohet Baba Mondi nga “Times of Israel”, e cila ishte e pranishme në selinë qendrore të Bektashinjve në Tiranë.

Artikulli flet edhe për historinë e Beqir Qoqjes, “një rrobaqepësi mysliman, i cili strehoi në vitin 1943, një hebre me emrin Avram Eliasaf Gani nga qyteti i Vlorës, pasi gjermanët arrestuan vëllain e Ganiut”.

Qoqja, i cili është njohur si “Fisnik midis Kombeve” në vitin 1992 dhe vdiq në 2005, mikpriti Ganiun në një rrezik të madh në shtëpinë e tij në Tiranë, ku edhe Qoqja jetone me gruan e tij, Nailenë, dhe të paktën një vajzë, sipas djalit të Qoqjes, Fatosit.

“Një regjisor hebre më tha mua, se nëse atij do t’i ishte kërkuar të rrezikonte jetën e fëmijëve të tij, për të shpëtuar atë të një tjetri, ai nuk do ta bënte”, thotë Fatosi, 67 vjeç, i cili ka dy fëmijë. “Por, unë do ta bëja saktësisht, siç bëri edhe im atë. Kjo është Besa”, citohet Qoqja nga “Times of Israel”.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023