Rrëfehet Driton Kuka, nga kampionia olimpike Kelmendi te miqësia me trajnerin izraelit, Shany Hershko


Diton Kuka konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në botë, përsa i përket sportit të xhudos. I lindur dhe i rritur në Pejë, një nga qytet ku janë përgatitur kampionë botë dhe Olimpikë, i përmasave si Majlinda Kelmendi, apo fitues të tjerë, Kuka prej disa vitesh ka themeluar dhe drejton klubin Ippon, një nga më elitarët në rang botëror. Gjatë intervistës së tij me gazetën online, Izraelisot.com, trajneri i Kombëtares së Kosovës tregoi edhe për marrëdhëniet me xhudistët nga Izraeli, stërvitje e tyre në Pejë, por edhe ndihmën që ka i dhënë fizioterapeuti izraelit, Nimrod Moshe, Majlinda Kelmendit, gjatë Olimpiadës “Rio 2016”, në të cilën ajo fitoi medaljen e parë të artë dhe të vetme të arritur nga një sportist shqiptar.

Driton, mirëserdhët në gazetën online, Izraelisot.com. Jeni një nga trajnerët më elitarë në botë në Xhudo, mjafton të kujtojmë se të parën dhe të vetme medalje të Artë në Lojërat Olimpike, Kosova e ka arritur me Majlinda Kelmendin, sportisten tuaj. Për kënaqësi edhe të lexuesve, a mund të na bëni një përshkrim të karrierës suaj si trajner?

Karriera ime si trajner me përkushtim serioz fillon pas përfundimit të luftës në Kosovë. Fillimisht ka qene pune me fëmije të dalë nga lufta dhe pas disa vitesh pune filluan edhe rezultatet e para në gara rajonale e me vonë edhe në gara më serioze. Pas vitit 2008 garuesit e ndërtuar në ekipin tim filluan me paraqitje dhe suksese ne gara zyrtare. Fillimisht në pamundësi të përfaqësimit të Kosovës na u mundësua pjesëmarrja nga shteti amë, Shqipëria, dhe kështu vazhdoi për disa vite me radhë. Medaljet elitare fillimisht për te rinj kemi fituar prej vitit 2009 prej te cilit vit mandej gjithçka ka shkëlqyer duke kulmuar me të artën Olimpike në vitin “Rio 2016”.

Driton Kuka dhe Kampionia Olimpike dhe Boterore, Majlinda Kelmendi

34 medalje të arta në total të marra nga Kosova në Xhudo, ku shkëlqejnë  1 olimpike dhe 2 në Botërore. Sa prej tyre janë marrë nga sportistët që trajnoni ju?

Medaljet Elitare ne arenën ndërkombëtare qe te gjitha janë fituar nga garuesit e stërvitur nga unë, dhe po kështu edhe medaljet e arta të Botërorit edhe e arta Olimpike, të fituara nga Majlinda Kelmendi.

Peja duket se është “atdheu” i Xhudos në Kosovë, ndërkohë që edhe ju  vetë keni qenë një sportist i dalluar. Çfarë e bën kaq të veçantë Pejën në këtë sport?

Peja patjetër është vendi ku janë ndërtuar shumë garues Kampion. E veçanta e Pejës për këtë sport është tradita, por edhe puna serioze që bëhet në klubin tonë.

Si trajner elitar, jeni në vëmendje të shumë xhudistëve nga e gjithë bota, ndër ta edhe të atyre izraelitë, disa prej të cilëve kanë ardhur edhe në Pejë, për t’u stërvitur. A mund të na përmendi disa?

Peja tashmë është një ndër pikat e frekuentuara nga xhudistë prej mbarë Botës. Para disa javësh kishim edhe ekipin e të rejave nga Izraeli të udhëhequra nga trajneri për kadetët dhe juniorët, Ido Bar,  kurse garueset që morën pjesë në kampin stërvitor ishin medaliste Evropiane e Botërore për të Reja e vlen të veçohet Primo Gefen, një nder xhudistet me të mira në Bote për të reja vitin e kaluar.

Cili është sipas jush, niveli i Xhudos në Izrael?

Xhudo ne Izrael është në nivelin e lartë. Olimpiada e Rios për Shtetin e Izraelit solli vetëm dy medalje për krejt Sportin dhe të dyja në Sportin e xhudo (Jordan Yerbi dhe Uri Sasson).

Driton Kuka me trajnerin izraelit te xhudos, Shany Hershko

Cilat janë marrëdhëniet midis dy federatave të xhudos, Kosovë-Izrael?

Marrëdhëniet janë te shkëlqyeshme sidomos me mikun tim, trajnerin kryesor Shany Hershko dhe ne kemi gjate vitit stërvitje te përbashkëta disa herë.

A ka pasur raste që xhudistët kosovarë të ndeshjen me atë izraelitë në ndonjë kompeticion, dhe nëse po cilat kanë qenë rezultatet?

Po kemi pasur shumë ndeshje në mes garuesve tone, dhe kemi pasur shume fitore, por edhe humbje me garuesit izraelitë.

Ju keni qenë shpesh në Izrael, cilat janë përshtypjet tuaja, përfshirë dhe ato sportive?

Izraeli për mua dhe ekipin tim ka hapur dyert dhe jemi atje të mirëpritur gjithmonë edhe nga njerëzit atje e edhe nga ekipi i xhudos. Vlen të përmendet që Kampionia jonë Olimpike, para Olimpiadës “Rio 2016” ka pasur dhimbje në shpine dhe një ndihmë te madhe për rehabilitimin e saj ka pasur nga fizioterapeuti Nimrod Moshe, të cilit do t’i jemi faleminderues tërë jetën për punën qe e ka bere për të rikuperuar Majlindën nga lëndimi që kishte.

Ju faleminderit!

 

            

 

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023