Daut Haradinaj, nga “Davidi” i UÇK-së te projekti 100 milionë euro i Izraelit në Kosovë


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, edhe pse në moshë të re asokohe, në vitet 1998-1999, vetëm 20 vjeç, ka qenë një ndër komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Rrafshit të Dukagjinit gjatë Luftës së Kosovës, që solli edhe Pavarësinë nga Serbia.

Vëllai i Kryeministrit Ramush Haradinaj njihej me emrin e luftës si “Davidi”, një emër mitik hebraik, i mbretit të famshëm të hebrenjve, që mundi gjigantin Goliath. Për të ruajtur përjetësisht në kujtesë ato vite të historike, Gjeneral Dauti ia vendosi emrin David edhe djalit të tij. Vajza quhet Troja.

Haradinaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është kryetar i komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe natyrshëm në tryezën e punës së tij janë dhe projektet që investitorë izraelitë dëshirojnë të zhvillojnë në Kosovë, ku gjatë këtij viti do të fillojë investimi i mbi 100 milionë Eurove në bujqësinë kosovare.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, nëntorin e kaluar, biznesmeni nga Izraeli, Joshua Shlomiuk nga kompania OAPI, tha se ndihet i lumtur që që do të mund ta ndihmojë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Izraelit.

Gazeta online, Izraelisot.com, zhvilloi një intervistë me Haradinajn.

 

Zoti Daut Haradinaj, jeni një nga komandantët më të njohur të UÇK-së. Si e kujtoni atë kohë, kur kanë kaluar tashmë gati 20 vjet?

Unë si një qytetar i këtij vendi e kam bërë detyrën ashtu sikurse mijëra vajza e djem e kryen për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ajo mbetet koha e lavdisë së popullit tonë.

Përse vendosët të mbani pseudonimin “David”, emrin e një mbreti të shquar të popullit hebre?

Historia e jon si shqiptarë ka shumë të përbashkëta me popullin Hebre, sa i përket emrit të luftës. Ajo tani i përket historisë.

Jeni babai i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Përse zgjodhët që djalin ta quani David?

Natyrisht që, emri i Davidit, djalit tim, ndërlidhet me luftën tonë, por ta them të drejtën kjo është meritë e shokëve dhe e bashkëshortes sime qe insistuan që t’i vihet emri David. Sot ndihem mirë me këtë emër të përsëritur dhe aq me tepër kur e shoh qe shoqëria jonë e ka mirëpritur ketë emër, pa as një paragjykim.

Jeni deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor. Izraeli dallohet për teknologji të lartë në bujqësi, a keni ndonjë kontakt me ta në këtë fushë?

Ka një interesim të madh nga shteti i Izraelit dhe kompanive te tyre për të investuar në shumë fusha, por me theks te veçantë në bujqësi, besoj se gjatë këtij viti do të fillojë investimi i mbi 100 milionë Eurove në këtë sektor (kompania OAPI).

Qeveria e Kosovës dhe personalisht kryeministri Ramush Haradinaj po dëshmojnë një vullnet bashkëpunimi me Qeverinë izraelite. Ambasadorja Alona Fisher-kam ka kryer vizita zyrtare në Prishtinë. Si e shikoni të ardhmen e bashkëpunimit midis dy vendeve?

Ne kemi traditë të bashkëpunimit në mes të dy popujve dhe tashmë . Dhe si shtet i pavarur besoj se ne te ardhmen do të kemi edhe njohjen e Pavarsisë së Kosovës. Në fund të shekullit te kaluar kur Kosova po rrezikohej të mos ekzistonte fare nga regjimi i Millesheviçit, ishin një numër i madh i burrshtetasve të SHBA-se që hapur u pozicionuan në përkrahje të popullit tonë.

Republika e Kosovës po organizon shumë aktivitete në Prishtinë për përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin. E fundit ishte ajo në ditën e Holokaustit. Populli kosovar ka shpëtuar shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, a tregon kjo vlerat e mëdha si popull?

Krahas kësaj populli hebre dhe Shteti i tyre janë jashtëzakonisht te respektuar ne Kosovë, kjo ndërlidhet edhe me historinë e Luftës së Dytë Botërore ku as një Hebre nuk u dëmtua ne territorin tonë, por u ruajtën me shumë kujdes. Ne kemi kultivuar traditë shumë vjeçare me popullin Hebre i cili ishte viktima e kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Shumë biznese izraelite janë të interesuara të bashkëpunojnë me Kosovën dhe të investojnë…

Neve si shtet kemi ofruar mundësi të shumta për të interesuarit investime dhe kjo drejtpërsëdrejti do i lehtësoj kushtet e investitorëve potencial qe kanë interesim për të investuar.

Edhe bizneset e Izraelit dhe miqve tanë Perëndimor do të jenë tepër të mirëseardhur dhe neve kemi potencial te madh për t’iu ofruar, Keni parasysh që vetëm para pak ditësh u nënshkrua marrëveshja për investim ne termocentralin “Kosova e Re” e që kap shumën në vlerë 1 miliard e 100 milion euro, si dhe punësimin e mbi 10 mijë qytetarëve. Ky investim vjen nga kompania Amerikane qe është shumë serioze.

 

Si një ish-komandant, a shikoni cilësi të përbashkëta me ato të ushtarakëve izraelitë me ata kosovarë?

Secila ushtri i ka doktrinat e veta dhe natyrisht se FSK ju nënshtrohet strikt rregullave me standardin me te lart të NATO-s dhe natyrisht se ky standard është edhe tek ushtria e Izraelit që llogaritet nder ushtritë më serioze.

Faleminderit

 

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023