Ekspozita “Përtej detyrës” në Tiranë, shpëtimi i hebrenjve nga diplomatët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit në Tiranë hapin ekspozitën në kuadër të Ditës së Holokaustit


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit në Tiranë, zhvilluan sot në kuadër të Ditës së Kujtesës të Holokaustit, aktivitetin “Fisnikët mes Kombeve: shpëtimi i hebrenjve në një periudhë urrejtjeje”, gjatë të cilit u çel ekspozita “Përtej detyrës” mbi diplomatë të njohur si “Fisnikët mes kombeve”.

I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i Izraelit në Tiranë Boaz Rodkin, shprehu mirënjohje për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej 5 vitesh tashmë, ka krijuar traditën e përkujtimit të 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit. “Popullata shqiptare në mënyrë të jashtëzakonshme, mbrojti dhe strehoi familjet hebreje, duke rrezikuar veten, duke u bërë një shembull, një mësim që vlen jo vetëm për të shkuarën, por edhe për të ardhmen, tha ambasadori.

Nga ana e tij, ambasadori i Suedisë Johan Ndisi, tha se kjo ditë, nuk është thjesht një ditë përkujtimi, por duhet të jetë edhe një ditë reflektimi për brezat. “Kjo ditë duhet të vlejë për të na mësuar dhe kujtuar se guximi, mikëpritja, e veçanërisht kurajoja personale janë të rëndësishme për të evituar dhunën dhe diskriminimin ndaj grupeve dhe komuniteteve të ndryshme të njerëzve në ditët e sotme”, tha ambasadori suedez.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati tha se do të vijojë tradita e nisur në vitin 2013 për përkujtimin e Ditës së Holokaustit si një mision i rëndësishëm në krijimin e një shoqërie më tolerante dhe që ka në qendër të saj, respektimin e të drejtave të njeriut.

“Motoja e këtij viti, jo më kot, është “përtej detyrës”, sepse mësimet e nxjerra nga Holokausti e tejkalojnë detyrën immediate. Ato shndërrohen në mësime kardinale historie. Nuk është e rëndësishme që fill pas Holokaustit u hartua Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Ishte kushtrimi i njerëzimit për të mos harruar atë çka ndodhi dhe për të mos lejuar të ndodhë sërish’, u shpreh ministri.

Në vijim, nxënësit e shkollave të mesme u njohën nëpërmjet ekspozitës, me historinë më të errët të Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht me historitë e diplomatëve të njohur si “Fisnikët mes kombeve” që sakrifikuan për të shpëtuar hebrenjtë.

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, ministrisë së Kulturës, ministrisë së Arsimit, Komisionit të Politikës së Jashtme, komuniteteve fetare etj..

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023