Ambasadori Rodkin dhe Konsulli Xhillari mbjellin “Pemën e Kujtesës” në Kukës

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, kreu një vizitë në Kukës, i shoqëruar nga konsulli i nderit i Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari.


Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, kreu një vizitë në Kukës, i shoqëruar nga konsulli i nderit i Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari.

Ai u prit me përzemërsi nga Kryetari i Bashkisë së Kukësit,Bashkim Shehu,

Së bashku me ambasadorin Rodkin, ishte edhe Ambasadorja e Sllovenisë, Zj. Lea Staniçiç.

Pas pritjes që Kryetari Shehu u rezervoi Ambasadorëve në ambientet e bashkisë dhe vizitës në Muzeun Etnografik të Kukësit ku dhe i njohu Ambasadorët me historikun dhe veshjet tradicionale të zonës, iu drejtuan lulishtes së qytetit, ku me rastin e Ditës Europiane të Pemës bashkia kishte organizuar edhe një aktivitet për mbjelljen e pemëve.

Në fjalën e tij, në hapje të aktivitetit, Kryetari Shehu tha: “Është kënaqësi e veçantë për mua si qytetar i Kukësit dhe si Kryebashkiak i tij i zgjedhur, të hap sot festimin e Ditës së Pemës, një nga ritet më të lashtë të popujve të Europës, ndër të cilët, shqiptarët, zënë vendin e tyre të veçantë.

Qyteti ynë ruan po ashtu në traditën e lashtë dhe të pasur etnokulturore të tij kultin e Pemës, të cilin e ka veshur me domethënie të veçanta dhe me një simbolikë të pasur e cila përcjell njerëzit dhe shoqërinë në evenimentet më të rëndësishëm të jetës së tyre”.

Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, tha se “jashtë është e ftohtë, por mikpritja juaj na e bën më të ngrohtë. Është një ditë e bukur. Dita e Holokaustit na kujton se këto tragjedi nuk duhet të përsëriten”. Rodkin mbolli një pemë në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit.

Ai u prit me përzemërsi nga Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

Së bashku me ambasadorin Rodkin, ishte edhe Ambasadorja e Sllovenisë, Zj. Lea Staniçiç.

Pas pritjes që Kryetari Shehu u rezervoi Ambasadorëve në ambientet e bashkisë dhe vizitës në Muzeun Etnografik të Kukësit ku dhe i njohu Ambasadorët me historikun dhe veshjet tradicionale të zonës, iu drejtuan lulishtes së qytetit, ku me rastin e Ditës Europiane të Pemës bashkia kishte organizuar edhe një aktivitet për mbjelljen e pemëve.

Në fjalën e tij, në hapje të aktivitetit, Kryetari Shehu tha: “Është kënaqësi e veçantë për mua si qytetar i Kukësit dhe si Kryebashkiak i tij i zgjedhur, të hap sot festimin e Ditës së Pemës, një nga ritet më të lashtë të popujve të Europës, ndër të cilët, shqiptarët, zënë vendin e tyre të veçantë.

Qyteti ynë ruan po ashtu në traditën e lashtë dhe të pasur etnokulturore të tij kultin e Pemës, të cilin e ka veshur me domethënie të veçanta dhe me një simbolikë të pasur e cila përcjell njerëzit dhe shoqërinë në evenimentet më të rëndësishëm të jetës së tyre”.

Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, tha se “jashtë është e ftohtë, por mikpritja juaj na e bën më të ngrohtë. Është një ditë e bukur. Dita e Holokaustit na kujton se këto tragjedi nuk duhet të përsëriten”. Rodkin mbolli një pemë në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit. Ai ishte i shoqëruar nga konsulli i nderit i Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023